E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

“S’hyn në lojë partia, as arka e peshkut”, zv.ministrja Arsimit ironizon Vodën

Zv.ministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi, e cila është edhe koordinatorja e nismës “Gati për Shqipërinë”, ka renditur disa të dhëna në lidhje me numrin e aplikuesve në këtë platformë. Ajo ka ironizuar ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila u arrestua për korrupsion, pasi kishte premtuar një vend pune. Teksa është ngacmuar nga gazetarët për punësimin në shtet, zv.ministrja tha se në këtë platformë nuk hyn në lojë as miku, e as larg qoftë ‘arka e peshkut’.

A është marrë parasysh të ketë një plan që këta të rinj nuk do bien sërish në grackën e burokracive që janë konstatuar herë pas here?

Ky ka qenë një format aplikimi ku ndryshe nga herët e tjera nuk hyjnë në lojë as partia, as kushërinjtë as miqtë, as shokët madje as largqoftë arkat e peshkut.

Ne jemi mbledhur aty bashkë e jemi përpjekur shumë fort ti dëgjojmë këta të rinj, të kuptojmë nga vijnë ata e nëse më duhet të të ktheja përgjigje është shumë e thjeshtë.

Do të të jepja raste konkrete e specifike të personave që tashmë janë bërë pjesë e jona. Unë mbaj mend një rast të një vajze nga Norvegjia që ishte me specializim në ortoptisti, një nga nëntë seksionet e pjesës së shëndetësisë dhe ajo ishte në Norvegji, tani që flasim është kthyer në Shqipëri e po bën aplikimet e procedurat për t’u bërë pjesë e QSUT. Dy raste pilotësh me eksperiencë në Gjermani e Itali që do bëhen pilotët e parë të Air Albania me nacionalitet shqiptar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...