E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Shuplaka dhe ecje zvarrë në rrugë, ja si ndëshkohen punonjësit në Kinë (VIDEO)

Disiplina është një nga virtytet e nevojshme, për ecjen përpara të një kompanie, por edhe një shteti. Por kinezët e kanë çuar në ekstrem atë. Shumë kompani i trajtojnë punonjësit e tyre si skllevër modernë.

Nëse punonjësit nuk i arrijnë objektivat e tyre, ata u nënshtrohen ndëshkimeve poshtëruese. Kështu punonjësit e një kompanie hoteliere u detyruan të zvarriteshin nëpër rrugë për qindra metra, pasi nuk përmbushën dot objektivat e vendosura nga shefi në fillim të vitit.

Menaxheri tha se kjo mënyra më e mirë për të stimuluar shpirtin luftarak midis punonjësve. Në një tjetër video virale në rrjet, shfaqen disa burra që rrihen me shpulla nga menaxherja e kompanisë, për të njëjtën arsye.

Rasti më ekstrem, ka qenë i disa punëtorëve në Hanzhong, që u detyruan të konsumojnë pije alkoolike të shoqëruara me krimba dhe lakuriqë nate. Zyrtarisht ligji në Kinë e ndalon poshtërimin e punonjësit. Por në një vend autoritar, shkelje të tilla nuk bëjnë dhe aq përshtypje.

                                TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...