Koronavirusi duket se ka hyrë në një fazë të re, ndërsa janë shumëfishuar rastet jashtë Kinës. Ndërkohë që Kina ka numrin më të madh të të infektuarve dhe vdekjeve, po shfaqen shenja të reja se infeksioni po përhapet më shpejtë në shtete të tjera aziatikë.
Ndonëse numri i rasteve të reja në Kinë po bie, vëmendja është zhvendosur tek shtetet e tjera, ku numri po përshpejtohet. Virusi që u shfaq në dhjetor 2019, nuk është kthyer ende në një pandemi, që përcaktohet si një situatë ku virusi përhapet në disa kontinente.
Deri më tani, numri jashtë Kinës qëndron i vogël. Nga 2,247 vdekje të regjistruara deri më tani, vetëm 11 kanë ndodhur jashtë Kinës.