E premte, 3 Dhjetor, 2021
10.5 C
Tirana

“Shullazi”/Gazetari tregon prapaskenat që po ndjek për ulje dënimi: Në gjurmët e Dritan Dajtit

Gazetari i njohur, Flamur Vezaj shkruan se Shullazi po ndjek gjurmët e Dritan Dajtit, i dënuar për vrasjen e 4 policëve në Durrës, i cili disa muaj më parë përfitoi ulje dënimi duke i shpëtuar burgimit të përjetshëm.

Sipas gazetarit, zvarritja e gjyqit ndaj Shullazit, i cili është cilësuar nga prokuroria si kreu i grupit kriminal, po bëhet qëllimisht, që Shullazi të fitojë kohë në mënyrë që të kërkojë gjykim të shkurtuar, meqë pafajësinë nuk po arrin ta sigurojë dot. Madje, sipas Vezajt, për uljen e masës të dënimit janë interesuar edhe dy biznesmenë të njohur nga policia.

Reagimi i plotë:

Shullazi ne gjurmet e Dajtit!

Telenovela e procesit gjyqesor ndaj Emiljano Shullazit dhe “bandes” se tij, po vazhdon prane Gjykates se Apelit per Krime te Renda!

Ashtu si telenovelat me disa seri edhe zvarritja e gjyqit nga Shullazi po vazhdon me seri, duke munguar avokatet dhe te pandehurit me radhe!

Kjo mungese e qellimshme, e urdheruar nga Shullazi, po perdoret vetem qe ky i fundit te fitoje kohe!

Te fitoje kohe dhe ti “mbush” mendjen me te gjitha menyrat (me punesime te afermeve ne administrate, nderhyrje politike, financiare por edhe kercenime) tre nga pese gjyqtareve te Gjykates se Apelit! Te gjitha keto veprime, per te vetmin qellim, uljen e masave te denimit, duke i pranur gjykimin e shkurtuar meqe pafajesi nuk po arrin te siguroje edhe per kunder premtimeve qe i jane bere!

Per te siguruar uljen e denimit dhe gjetjen e “arsyetimit procedurial” Shullazi po perdor te njejten taktike si te shokut te tij Dritan Dajti!

Ky i fundit mendohet se eshte edhe “keshilltari” i tij ligjor, per menyren e perfitimit te uljes se denimit! Gjithashtu thuhet se Shullazi, i ka kerkuar avokateve mbrojtes qe te parashtrojne prane pese gjyqtareve qe po e gjykojne ate dhe “banden” e tij, vendimin e Dajtit si praktike gjyqesore te ndjekur nga Gjykata e Apelit por me nje trup tjeter gjykuese!

Ky veprim procedurial nuk eshte i vetmi, pasi per uljen e mases se denimit per Shullazin veç avokateve e zyrtareve te tjere te politikes, mesohet se jane interesuar direkt edhe dy biznesmenet e njohur qe kane nderhyre edhe ne rastin Dajti me inicialet G.D. e A.I. te njohur nga policia! Por edhe ne kete rast, sic duket si policia edhe prokuroria e perkohshme me shoqen D.Prela po presin qe edhe Shullazi te fitoj ulje denimi si Dajti dhe me pas ata te “nderhyjne” me veprime hetimore proceduriale!

Por deri atehere te presim, ashtu sic po presin edhe diplomatet e ambasadave te huaja ne Tirane, te cilet po ndjekin nga afer kete proces gjyqesor si asnjehere tjeter, e kjo vjen per shkak rrezikshmerise se ketij personazhi dhe lidhjes se tij me politiken ne Shqiperi, ku nuk mungojne bisedat e sms edhe nga qelia e “313” me telefonin e llojit “Blackberry”!

Pa fol ketu per privilegjet qe perfiton me urdher nga larte, si takime speciale, takime ne grup, me persona jo familjare e me precedent penale, ushqimin catering nga jasht cdo dite (edhe peshk qe eshte e ndaluar), ajrosjen pa orar, telefonin e llojit “Blackberry” ne qeli e shume sherbime tjera qe te paraburgosurit e tjere as nuk i imagjinojne! E te gjitha keto me leje nga larte!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...