Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Austri, teksa 5 persona të një familjeje janë vrarë nga një 25-vjeçar.
Mediat vendase raportojnë se policia ka arrestuar një djalë të ri dhe e akuzoi atë për vrasjen e ish-të dashurës së tij dhe katër anëtarëve të familjes së saj (tre burra dhe dy gra, përfshirë edhe vajzën e re).
Arsyeja e kësaj ngjarje masakër dyshohet të jetë xhelozia dhe djali është vetëdorëzuar në polici, raporton media lokale Krone.at. Mësohet se të ndaluarin e kishte lënë e dashura e tij 19-vjeçare dy muaj më parë.
I riu kishte parë ish-të dashurën e tij në një lokal, të shoqëruar nga një djalë tjetër dhe atje kishte filluar zënka. Ndërkohë, pas disa orësh, rreth orës 5 të mëngjesit, 25-vjeçari është shfaqur sërish në shtëpinë e vajzës, ndërsa është përzënë nga i ati i saj.
Pas kësaj, ai ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka marrë armën e vëllait, duke u kthyer sërish në shtëpinë e ish-të dashurës, ku ka qëlluar me breshëri nga jashtë dritares. Në fund bëhet e ditur se i riu ka shkuar në komisariat, duke vënë armën në tryezë dhe ka thënë: “Unë sapo vrava 5 persona”.