E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Shuhet në moshën 78-vjeçare ikona e televizionit italian, Raffaella Carra

Ekrani italian ka humbur sot një nga prezantueset dhe këngëtaret që për dekada ka frymëzuar shumë nga ata që i kanë hyrë botës së televizionit- Raffaella Carra. Ajo u shua në moshën 78-vjeçare pas një sëmundje që e mposhti. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur koreografi i famshëm Sergio Iapino. “Raffaella na ka lënë. Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku njerzillëku i saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”, ishin fjalët prekëse të tij.

Raffaella Carrà kishte një karrierë të shënuar me suksese të mëdha, që nga koha e Fantastico, Pronto Raffaella, te ato të Carramba Che Sorpresa, deri te paraqitjet në kinema.

Raffaella  ka marrë pjesë në dhjetëra filma midis viteve 1960 dhe 1970, siç është filmi “Von Ryan Express” në 1965 me Frank Sinatra. Në të njëjtin vit këngëtarja italiane nterpretoi në komedinë muzikore “Scaramouche”. Në vitin 1971, ajo pati  suksesin e saj të radhës  në shfaqjen televizive ‘TV Canzonissima’, duke interpretuar këngën “Chissà se Va”. Në vitin 1984, gazeta ‘L’Espresso’ e kishte përshkruar Carrà si “Më të duartrokitur se presidenti Pertini, më e ‘shtrenjtë’ se lojtari i futbollit Michel Platini dhe më e mrekullueshme  se shenjtori modern Padre Pio”

Ndërsa së fundmi, ka qenë protagoniste në Rai3, ku ka pasur në një rol të ri, atë të intervistuesit, ballë për ballë me personalitete të mëdha të muzikës, televizionit dhe kinemasë, të tilla si Riccardo Muti ose Maria De Filippi.

Lexo edhe :   Itali: 99% e viktimave nga koronavirusi, të pa vaksinuar
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...