Ish-sulmuesi i famshëm i Bajern Mynihut dhe kombëtares së Gjermanisë, Gerd Myler, ndërroi jetë dje në moshën 75-vjeçare. Myler vuante prej gjashtë vitesh nga sëmundja e pakurueshme e Alzheimerit (forma më e zakonshme e dementias). Bota e futbollit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Gerd Mylerit, i cili ka prekur zemrat e shumë njerëzve dhe ka qenë një inspirim për shumë lojtarë.
LIONEL MESI – “Na la një legjendë e futbollit”.
LOTAR MATEUS – “Gerd ishte një legjendë brenda dhe jashtë fushe. Jam i lumtur që arrita ta takoja në jetën time. Ngushëllime familjes, Gerd do të mbetet simboli i futbollit gjerman”.
OLIVER KAHN – “Lajmi për vdekjen e Gerdit na ka pikëlluar shumë. Ai ishte një nga legjendat e Bajernit të Mynihut. Klubin ku arriti gjërat e mëdha. Klubi Bajernit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij”.
HERBERT HAINER – “Sot (dje) është një ditë e trishtë për të gjithë. Gerd ishte një njeri dhe sulmues i madh. Pa të klubi ynë nuk do të ishte ky që është sot”.
PEP GUARDIOLA – “Një legjendë e vërtetë jo vetëm për Bajernin dhe Gjermaninë, edhe për futbollin. Sulmuesi më i mirë në histori. Ngushëllime familjes dhe tifozëve të Bajernit”.
FRANKO BAREZI – “U prehsh në paqe legjendë e futbollit botëror”.
GERI LINEKER – “Shumë i trishtë lajmi për vdekjen e Gerdit. E kam dashuruar kohën tek e shihja të luante. Kam mësuar shumë prej tij. Golashënuesi më i mirë në zonën e rreptësisë”.
HANSI FLIK – “Lajmi për vdekjen e Gerdit më ka trishtuar shumë. Ai ka inspiruar shumë breza duke u bërë një legjendë. Gerd Myler do të mbetet një idhull për të gjithë, për madhështinë e tij në fushë dhe thjeshtësinë në jetën private. Ai do të mbetet i paarritshëm”.
RUDI FËLER – “Gerd ishte një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave. Sigurisht që dhe për mua një idhull. Është një ditë e trishtë për botën e futbollit, ai do të mbetet i pavdekshëm në kujtimet e të gjithëve”.
BASTIAN SHVAINSHTAIGER – “Faleminderit Gerd, Bajerni do të ishte ndryshe pa ty dhe ndoshta shumica e futbollistëve nuk do të kishin të njëjtën karrierë pa ty sot. Ngushëllime familjes, me shumë kënaqësi mund të them se ai ishte një nga mentorët e mi”.
MANÇESTER JUNAJTID – “Futbolli humbi një nga gjigantët e tij. Ngushëllimet më të sinqerta Bajernit dhe familjes Myler për këtë humbje të madhe”.
INTER – “Gerd Myler ishte një golashënues i veçantë dhe një legjendë për lojën e futbollit. Ngushëllimet shkojnë për familjarët dhe tifozët, të cilën shijuan mënyrën e tij të të luajturit futboll”.