Shuhet Enver Maliqi, një humbje e madhe për Shkupin

Një humbje e madhe për Shkupin, ndërsa sot familjarët kanë njoftuar se kanë humbur njeriun e tyre të shtrenjtë, Enver Maliqin.

Zëvendës kryetari i qytetit të Shkupit, ka mbyllur sytë përgjithmonë. Familjarët bëjnë me dije se të ndjerin do e përcjellin për në banesën e fundit, duke respektuar të gjithë rregullat e pandemisë. Varrimi do të bëhet sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë, kundër Covid 19.

Karriera e të ndjerit ishte e gjatë dhe e larmishme. Në muajin maj të vitit 2019, Enver Maliqi u emërua konsull nderi i Meksikës në Maqedoninë e Veriut. Përpos karrierës si biznesmen, emërimi si Konsull nderi të Meksikës ishte një sfidë e re për të.