Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka shtyrë regjistrimin e popullsisë për në muajin shtator, pas dakordësisë midis kryeministrit Zoran Zev dhe kreut të  VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Pas bisedimeve disaorëshe për çështjet aktuale në vend, krerët e dy partive më të mëdha janë marrë vesh për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, që po vijon në diasporë dhe që nga 1 prilli duhej të fillonte edhe në vend duke përfunduar më 21 prill, shkruan INA.

Zaev dhe Mickoski nënvizuan se regjistrimi do të shtyhet për shkak të situatës me pandeminë me koronavirusin.

“Jemi dakorduar për të shtyer regjistrimin e popullsisë në vend, ashtu në vend të 1 prill – 21 prill do të zhvillohet nga 5 shtator deri më 30 shtator. Për këtë kam pasur konsulta me kreun e shtetit, kryetarin e Entit të Statistikave dhe krerët e partive të koalicionit BDI dhe Lëvizja BESA, të mërkurën do të kem edhe takim me ASH-AAA”, theksoi Zaev.

Nga ana tjetër, Mickoski u shpreh se regjistrimi në terren pritet të realizohet nga 5 deri në 30 shtator, ndërsa aplikacioni për regjistrimin e diasporës mbetet aktiv deri atëherë