E martë, 14 Korrik, 2020
26 C
Tirana

Shtyhet ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar”

Më të lexuarat

Akademia e Shkencave dhe Arteve në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se ka shtyrë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Sipas mediave të huaja, ceremonia nuk do të mbahet më datë 28 shkurt të vitit 2021 siç ishte planifikuar, po më 25 prill.

Kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, e cila ka mbyllur shumë teatro në gjithë botën, si dhe ka ndalur prodhimin e filmave të rinj.

Gjithashtu Akademia ka shtyrë edhe datën e afatit të fundit të dërgimit të filmave që mund të garojnë për këto çmime, nga 31 dhjetori i këtij viti, në 28 shkurt të 2021-ës.

“Shpresa jonë, për shtyrjen e afatit të aplikimit, është që t’iu ofrojmë fleksibilitet regjisorëve në përfundimin e filmave të tyre, pa i ndëshkuar për diçka që është jashtë kontrollit të secilit”, tha presidenti i Akademisë, David Rubin dhe shefja ekzekutive, Dawn Hudson.

Kjo është hera e katërt, në historinë 93-vjeçare të ndarjes së këtyre çmimeve, që data e ceremonisë është ndryshuar.

Tre rastet e mëparshme janë regjistruar më:

  1. vitin 1938, për shkak të vërshimeve në Los Angeles.
  2. vitin 1968, për shkak të vrasjes së liderit për të drejtat civile, Martin Luther King Jr.
  3. vitin 1981, pas tentim-vrasjes së presidentit të atëhershëm amerikan, Ronald Regan.
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Dy pacientë të tjerë kanë humbur jetën në spitalin Infektiv, për shkak të koronavirusit, në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë...

Bilanci/ Sërish numër i lartë të infektuarish gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 96 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shpërndarja gjeografike e...

Vaj plazhi dhe kafe kontrabandë, bien në pranga dy persona

Dy persona janë arrestuar sot ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kryenin veprimtari kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të...

Vidhnin sasi të mëdha ari dhe i kthenin në shufra, bien në pranga 7 shqiptarë

Policia italiane ka goditur një grup kriminal të cilët akuzohen për grabitje të banesave. Në pranga kanë rënë 15 persona: shtatë shqiptarë, dy egjiptianë, dhe...

Rikthehet pagesa shtesë e ushqimit për efektivët e Forcave të Armatosura

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njofton se mijëra ushtarakë shqiptarë do të kenë çdo muaj në pagën e tyre, një shtesë prej 10 mijë...