E martë, 26 Janar, 2021
9 C
Tirana

Shtyhet Brexit, amerikanët duhet të pajisen me vizë për të hyrë në BE

Nga viti 2021 amerikanët që do të udhëtojnë drejt BE duhet të pajisën me viza. Këtë e ka bërë të ditur unioni duke bërë të ditur edhe udhëzimet në lidhje me procedurën. Sa i takon çështjes Brexit, përcaktuar për më 29 mars, ky vendim mund të shtyhet deri në fillim të korrikut. Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani është shprehur se kjo mund të ndodhë vetëm nëse Britania jep një arsye madhore për këtë. Ndërkohë BE është deklaruar se mund të ofrojë një dalje të njëanshme të Anglisë sa i takon marrëveshjes Brexit.

Duke nisur nga viti 2021 BE do të kërkojë viza për të gjithë shtetasit amerikanë që udhëtojnë nëpër Europë. Atyre që do të kalojnë kufirin do tu duhet një pasaportë, një kartë krediti për të aplikuar në Sistemin e Autorizimit dhe Informimit të Udhëtimeve Europiane. Kjo e fundit do i pajisë me një  leje qëndrimi që i lejon të vizitojë Europën brenda 90 ditëve. Më përpara amerikanët nuk kishin nevojë për viza për të udhëtuar në shtetet e BE-së. Sistemi ETIAS është i njëjtë me sistemin e vizave në SHBA, Këto sistemi nuk kërkojnë intervista por kërkojnë pagesë për vizën dhe regjistrimin e vendit që do të vizitojë.

Ndërkohë sa i takon Britanisë së Madhe, BE mund të shtyjë vetëm disa javë daljen nga Unioni dhe vetëm nëse jep një arsye të veçantë për këtë, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani. ”Dalja e Londrës nga BE-ja, përcaktuar për më 29 mars, mund të shtyhet deri në fillim të korrikut”, tha Tajani për grupin mediatik gjerman, Funke Media Group.

”Por, edhe kjo shtyrje duhet të arsyetohet, le të themi për shkak të zgjedhjeve apo për shkak të një referendumi”, shtoi ai. Të martën e ardhshme, deputetët britanikë do të duhet të votojnë sërish për marrëveshjen e kryeministres May, pas refuzimit unanim të janarit. Nëse kjo marrëveshje refuzohet sërish, May do të lejojë një tjetër votim, një ditë më pas për çështjen nëse vendi duhet të largohet nga BE-ja në fund të marsit pa marrëveshje. Nëse edhe kjo refuzohet, atëherë të enjten deputetët duhet të votojnë për shtyrjen e Brexit. ”Një dalje kaotike do të jetë shkatërrimtare për ekonominë britanike”, theksoi Tajani.

Lexo edhe :   BE diskuton për vaksinat për Ballkanin Perëndimor

Ndërkaq, pas apelit që kryeministrja angleze Theresa May i drejtoi një ditë më parë Bashkimit Europian, duke i kërkuar një mundësi të fundit për gjetjen e një kompromisi që do të pranohej nga parlamenti i saj, kanë reaguar zyrtarët e BE-së përmes kryenegociatorit Mishel Barnie. Theresa May deklaroi se një marrëveshje e re është si në interes të Britanisë, edhe të Bashkimit Europian. “Nuk ka palë përgjegjëse për krizën aktuale përveç politikëbërësve anglezë” theksoi Barnie të premten përmes një serie mesazhesh në Tuitter. Zyrtari europian tha se ”BE-ja është e gatshme t’i ofrojë Anglisë opsionin e largimit të njëanshëm nga unioni doganor me qëllim për ta bërë marrëveshjen më të pëlqyeshme për deputetët britanikë, por se pika për ngritjen e kontrolleve kufitare midis shtetit irlandez dhe provincës së Irlandës së Veriut do të qëndrojë në fuqi”.

Lexo edhe :   AstraZeneca furnizon në BE më pak vaksina se plani

Sipas Barnie: ”Bashkimi Europian mund të hyjë sërish në negociata me qeverinë britanike pasi Brexit të ndodhë formalisht, por propozimi i tij u konsiderua një argument i vjetër dhe aspak një kompromis nga zëra brenda kabinetit anglez”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I doli emri tek përgjimet, Ilir Kulla i çon mesazh gazetarit live në emision

Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisionit “Opinion”, Kulla...

Gazetarja Lala: Antonio Gallo ka hyrë dhe ka dalë me dhjetëra herë në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të tjera në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku flitej për politikanë shqiptarë të lidhur me Ndrangheta-n. Ajo...

Përgjimet/ Lubonja: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian, bashkëfajtor

Analisti Fatos Lubonja, e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane...

Kreshnik Spahiu: Ndragheta nuk hyn tek ne sepse ka frikë nga mafia shqiptare

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka dhënë një ide tjetër lidhur me përgjimet e antimafias për lidhjet e Ndrangheta-s me mafien shqiptare. Sipas tij, Ndrangheta...

Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

Një aksident i rëndë nga ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjë i policisë. Në aksident janë përfshirë dy...