Aktualitet

Shtresat e betonit ‘varrosën’ Durrësin (Foto)


               Publikuar në : 18:11 - 02/12/19 M S

Për fat të keq, duket se monument kulture sot në Durrës është betoni. Është mjaft e dhimbshme që të shikosh këto dy pamje, të cilat kanë tjetërsuar qytetin bregdetar.

Aty ku mbizotëronte qetësia, tashmë ia ka lënë vendin zhurmës e ndërtimeve të larta. Në këtë qytet s’ka më hapësira të lira, por vendin e kanë zënë ndërtesat gjigante, të cilat me një shkundje të tërmetit, morën jetë njerëzish.

Tërmeti i 26 nëntorit solli viktima, la plot të plagosur të cilët u gjendën pas shumë orësh kërkime nën gërmadha. Lëkundjet e tërmetit gjunjëzuan Durrësin e jo vetëm. Dhjetëra ndërtesa u shkatërruan, shumë qytetarë mbetën të pastrehë, e ndërsa normaliteti duket mjaft i vështirë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT