Aktualitet

Shtohen donacionet për “Fundjavë Ndryshe”, rekord audience në “Klan Kosova”


               Publikuar në : 23:02 - 02/12/19 M S

Kur kryefjala është solidarizimi, shqiptarët në masë kanë dhënë provat se asnjëherë nuk e lënë njëri-tjetrin në baltë. Një sensibilizim që ka ndodhur në masë, kjo edhe falë “Fundjavë Ndryshe”, ka dëshmuar se vëllezërit e motrat tona, anembanë globit, kanë ndjerë me zemër për të dhënë kontributin e tyre pas tërmetit shkatërrimtar.

Emisioni i sotëm në “Ndrrimi i Natës”, në “Klan Kosova” theu rekordet e audiencës. Themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, së bashku me reperin Mozzik, kanë bërë një punë të palodhur për shqiptarët e rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Reperi i është bashkuar kauzës së “Fundjavë Ndryshe”, për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti. Shqiptarët anembanë trojeve kanë dhënë kontributin e tyre, e kjo u reflektua edhe sot nga telefonatat e panumërta të cilat nuk kurseheshin në donacionet e tyre.

Gjatë emisionit, Arbër Hajdari zbuloi se aktualisht bëhet fjalë për mbi 500 milion euro dëme në Shqipëri. Periudha aktuale, është një ndër dramat që ka kaluar vendi ynë. Kjo ka bërë që gjithë shqiptarët të bëhen bashkë si kurrë më parë, duke treguar edhe një herë për humanizmin dhe vlerat njerëzore që mbartin si komb.

Por misioni vazhdon në mbledhjen e donacioneve. Mes telefonatave të shumta, spikati edhe ajo e modeles Emina Cunmulaj, e cila është edhe zëvendëspresidente e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Ajo dhuroi 10 mijë dollarë me të ardhurat e saj personale. Po ashtu, Emina njoftoi se ka hapur një GoFundMe, me të cilën do të mbledhë donacione.

TIRANA TODAY

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT