E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Plasin tradhtitë brenda opozitës

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka deklaruar se ka eksponentë në radhët e opozitës të cilët nuk janë dakord me propozimin e PD dhe LSI për zgjedhje të parakohshme. Siç duket, tryeza e dialogut ka sjellë përçarje. Shehi ka thënë se sa i takon Reformës Zgjedhore, ka një mungesë të vullnetit politik, pasi sipas tij nëse do të kishte pasur vullnet nga ana e politikanëve, Reforma Zgjedhore do të ishte mbyllur brenda dy javëve.

“Unë do ta kisha ndryshuar me kohë sistemin, por kemi bërë një kompromis ku në shkëmbim të zgjedhjeve të parakohshme, kemi pranuar që të hyjmë në zgjedhje me çfarëdolloj sistemi. Nëse hyjmë në zgjedhje në 2021, mendoj se ka kohë që të ndryshohet sistemi. Mazhoranca nuk do zgjedhje të reja, por edhe brenda opozitës ka elementë që presin që dalëngadalë të “rrëshqasim” drejt vitit 2021.

Mungon vullneti politik, pasi po të kishte vullnet, Reforma Zgjedhore mbyllet për dy javë. Janë gjëra që janë diskutuar më parë. Nëse duhen dy muaj për t’i hapur rrugën marrëveshjeve të tjera politike, kjo është çështje tjetër. Por, për një reformë që nuk prek sistemin, dy muaj janë shumë dhe ia kam bërë të qartë edhe kolegëve opozitarë”, ka deklaruar Shehi në një studio televizive.

Ai ka deklaruar ndër të tjera se në këndvështrimin e tij, Reforma Zgjedhore nuk i jep zgjidhje totale problemit të zgjedhjeve të lira e të ndershme që opozita kërkon. Shehi ka theksuar se duhet një ambient mediatik, i cili të mos jetë i kapur nga qeveria e të mos i shërbejë kësaj të fundit. “Të shikojmë se si do të shkojë Reforma Zgjedhore, edhe pse e di fort mirë se nuk mjafton ajo për të bërë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duhet polici e depolitizuar, ambient mediatik që të mos jetë në shërbim të qeverisë dhe një ambient që të trembë kriminelët që mbledhin vota”, nënvizoi kreu i LZHK-së.

Lexo edhe :   Vetingu në politikë/ PD kërkon deri në 22 vite burg për politikanët
Lexo edhe :   "22 vite burg për politikanin që zgjidhet me vota të vjedhura"

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...