E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Shtimi i 1 mijë mësuesve, Vokshi: Mund të përdoret nga PS për punësime elektorale

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për të shtuar 1 mijë mësues në kuadër të zhvillimit të sezonit akademik 2020-2021, nën kushtet e Covid-19.

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi thotë se qeveria të paktën diçka e kopjoi, por si gjithmonë gjysmak.

Vokshi ngre shqetësimin se kjo mund të përdoret për punësime elektorale të mësuesve militantë të PS.

Sipas saj, portali “Mësues për Shqipërinë” ka dështuar e vlen vetëm për propagandën e Ramës.

Postimi i Vokshit në Facebook

Te pakten diçka e kopjoi, por si gjithmone, gjysmak!

Shtim 1000 mësuesish? Një hap i parë pas shumë javësh kërkesa të përditshme të PD. Por, si cdo vendim tjetër, edhe ky mund të përdoret thjesht për punësime elektorale të mësuesve militantë të Partisë sepse portali “Mësues për Shqipërinë” ka dështuar e vlen vetëm për propagandën e Ramës.

Rasti i punësimit të mësuesve në Fier, (shih fotot) e dëshmon kêtë. Nuk punësohet ai që renditet i pari në listë, por punësohet ai që renditet i 27, 28, 48 e kështu me rradhë…

Qeveria duhet të bëjë procedura pranimi transpatente e ne bazë meritokracie.

Rama të mos paguajë për inceneratorët e tij e të Veliajt me milairda leke, por të sigurojë shkollat dhe mësim cilësor.

Për këtë nuk mjafton një masë gjysmake e marrë nën presionin e vazhdueshëm të PD, por duhet me urgjencë të alokojë fonde për:

  1. Testimin serologjik dhe testimin periodik me tampon për të gjithë mësuesit në të gjithë vendin;
  2. Sigurimi i kushteve higjeno – sanitare të domosdoshme për në kohë pandemie e në reapektim të protokollit të sigurisë
  3. Sigurimi i mjeteve mbrojtëse falas për mësuesit e për nxënësit (maska, dezinfektantë).
  4. Desinfektimi i shpeshtë, të cdo shkolle, sic edhe protokolli i sigurisë e kërkon.
  5. Pagesë e plotë për cdo orë shtesë, si dhe shpërblim mujor për cdo muaj mësimdhenie në kohë pandemie.

Shëndeti dhe jeta e cdo nxënësi dhe e cdo mësuesi është e shenjtë!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...