Aktori i mirënjohur Laert Vasili, i është rikthyer sërish çështjes së Kacifas. Deklaratat e tij të bëra më herët në emisionet shqiptare, duket se i kanë prekur grekët. Ai madje ka thënë në emisionin “360 gradë” se shteti shqiptar fitoi 1-0 ndaj Greqisë. Por kjo deklaratë nuk ka shkuar në vesh të shurdhër. Në një linjë telefonike në një studio televizive greke, ai ka folur për vrasjen e minoritarit Kostantin Kacifas.
“Në çdo vend tjetër në botë, nëse një qytetar mban një kallashnikov pa arsye, është detyrë e policisë për të penguar atë. Për ta arrestuar atë. Është detyrë e policisë të ndalojë këtë veprim. Pse e vranë atë? Unë di që policia i ka bërë thirrje për të dorëzuar. Thirrjes iu përgjigj me armë zjarri”, tha aktori Vasili.
Po kështu, ai i është rikthyer deklaratës së bujshme se shteti shqiptar fitoi ndaj Greqisë.
“Greqia nuk përfaqëson elementet ekstreme nacionaliste që po përpiqen ta destabilizojnë këtë urë miqësie”, u shpreh ai.
“Elemente destabilizuese po përpiqen që të prishin bashkëjetesën paqësore të dy popujve”. Kështu shkruajnë mediat greke, referuar deklaratës së aktorit.
Vasili vuri në dukje se “populli grek ka pritur 1 milion shqiptarë, që u dha atyre një mundësi për të bërë jetën e tyre”.
https://www.youtube.com/watch?v=A-e6ZpqYMAc