E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Shtëpia e PD-së nuk bëhet institucion dhe si Berisha peshkon konfuzionin

Nga: Ben Andoni

Ç’ka mund të krenohet ish-kryetari Berisha për demokracinë shqiptare është se ai vetë përbën një pjesë të historisë së saj dhe mund të thuhet se për shumë kohë ajo identifikohej me ish-presidentin, ish-kryeministrin dhe kryetarin karizmatik të Partisë Demokratike.

Teksa po i merr terren në terrenin e militantëve Bashës, një pyetje e madhe mbetet mbi këtë formacion: A mundi shtëpia e PD-së të jetë edhe vetë institucion i demokracisë? Me mënyrën sesi mbijetoi kryetari aktual Basha në krye të saj, me mënyrën sesi drejtimi i saj është zhvendosur gjeometrikisht nga horizontal në vertikal, ti kupton se shtëpia e PD-së, kullon nga të gjitha anët.

Për fatin e keq të demokracisë shqiptare; për shpresën e madhe dhe qetësinë me të cilën e menaxhon sot vendin kryeministri Rama, në mungesë të një opozite vërtetë kritike dhe konstruktive; PD-ja e ka bjerrë respektin për shtëpinë e saj në nivele të pamendueshme. Sikur të mos ishin ata që e votuan unanimisht kryetarin aktual Basha, tashmë kemi një përpjekje nga vetë shtëpia e dobësuar që tenton të shkojë në mbledhjen e Kuvendit për heqjen e tij!!!

Por diskutimi i brendshëm në Partinë Demokratike është shqetësues në nivelin komunikativ që prezanton “Foltorja”, teksa një grup i vogël po pret me ngut të fitojë nga tollovia e Berishës; debati i brendshëm pothuaj është jo konkret dhe i mbushur me mllefe; respekti për kundërshtarin është në nivelin 0; kurse mekanizmat statuorë që e bën çdo lëvizje brenda partisë të ketë jetë pothuaj është e pamundur prej fuqisë së Bashës te struktura apeluese në parti. Më keq akoma, Basha ka përmbledhur de jure dhe de facto forcën e partisë që përfaqësohet në parlament dhe i ka hequr mundësinë e vendimmarrjes së përbashkët. Në jo pak raste kemi parë se vendimet e fundit ishin të tijat, kuptohet dhe me bekimin e Berishës, që tashmë po e lufton me armët e dikurshme. Nëse mund të parashikonim diçka është se anëtarësia në kuadër të informalitetit partiak është konfuze dhe këtë e pamë mirë edhe në kuvendin e fundit. Problemi mbetet tek fakti se askush nuk mendon sesi t’ia rregullojë defektet shtëpisë së madhe të PD-së,por thjesht ta privatizojë për interesat e veta.

Lexo edhe :   Berisha kërcënon me një ‘97-të të dytë, deputetët e Dibrës braktisin "Foltoren"

Mosdalja e një emri t’i përshfaqet Bashës si kundërshtar, pasi Berisha do e ketë të pamundur që me lëvizjen e tij të jetë në krye të partisë, e vështirëson edhe më shumë konfuzionin. Berisha po peshkon konfuzionin por bashkë me këtë dhe bjerrjen e figurës së tij historike. Për të ardhur keq është se Berishën e ndjekin për inat të Bashës dhe jo për ato që artikulon dhe që për fat të keq në jo pak raste kanë sens për partinë. Veçse në kohën dhe vendin e gabuar, ato jo vetëm e humbasin kuptimin, por më shumë se kaq e penalizojnë.

Lexo edhe :   Basha: Vetting politikanëve nga SPAK

Berisha po e braktis vetë historinë e vet, sepse të jesh në histori është peshë e madhe, teksa me këtë lëvizje mbijetese që synon në fakt veç sulmit ndaj SHBA-së edhe kokën e beniaminit të tij të mëtojë të kthejë vlerat e munguara ta PD-së!! Por nga mënyra e shëmtuar sesi po zhvillohen ngjarjet dhe mungesa e kritikës në parti, arsyeja duket se është e thjeshtë dhe këtë politologu Krasniqi e shpreh me një fjali të saktë: “politika në Shqipëri është marrë peng nga njerëz pa profesion dhe pa vizon”. Ndaj vuajmë nga kriza ekonomike të herëpashershme, nga një informalitet mbytës dhe nga politikanë të tillë si Rama që na falin kaosin.

Për fat të keq, nëse një parti nuk di të rregullojë shtëpinë e vet, siç po ndodh tashmë me PD-në, ajo nuk mund të jetë e zonja të vi në pushtet për të bërë vendin. Kjo situatë po i bjerr edhe historinë Berishës, shqetësimin e tij aspak të vogël, që ai e kalon duke peshkuar konfuzionin e PD-së. (Javanews)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...