E enjte, 28 Maj, 2020
11 C
Tirana

Shtatë ditët e një tërmeti, që ndryshuan jetën tonë

Më të lexuarat

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

Sërish numër i lartë i rasteve të reja, bilanci për 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus në vend. Sipas njoftimit, 13 prej rasteve të reja janë...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

“Më i madhi në rajon”/ Rama tregon projektin që do të ndërtojë kompania franceze

Kryeministri Edi Rama bën me dije se kompania franceze “Voltalia as” është fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë. Kreu i qeverisë e...

Nga: Alfred Peza

Kaloi si pa u kuptuar për të gjithë ne, nën ethet e tronditjes së fortë kolektive, një javë nga 26 nëntori. Një javë nga dita kur jeta e gjithkujt në Shqipëri, u nda në dy pjesë: Në epokën përpara dhe atë pas tërmetit. Pavarësisht se si ka qenë jeta e gjithkujt përpara, e sigurtë është se tani më pas, ajo nuk do jetë më si më parë.

Dhimbjes për 51 viktimat e mbi 900 të plagosurit, iu shtua edhe bilanci i 900 pallateve dhe mbi 5100 banesave të dëmtuara, të cilat i kanë ndryshuar jetën mbi 9000 qytetarëve, përballë dimrit që ka trokitur. Pa llogaritur këtu edhe 52 shkollat e dëmtuara në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

Këto 7 ditë pas tërmetit, kanë shërbyer për të parë qartë jo vetëm brenda vetes, por edhe pozicionin e gjithkujt tjetër në këtë histori. Qasjen e tyre përballë tragjedisë. Sjelljen përpara dhimbjes. E mbi të gjitha, pozicionimin në anën e interesit të përgjithshëm publik apo të interesave vetjake të të gjitha natyrave.

I.

Edi Rama ka qenë 24 orë në 24 për 7 ditë me radhë, në krye të megaoperacionit për menaxhimin e kësaj situate të paprecedentë dhe tepër komplekse, për historinë e Shqipërisë postkomuniste. Me ndihmën e mediave të tij sociale, ia ka dalë që të udhëheqë jo vetëm propogandën, por mbi të gjitha administrimin e gjendjes së jashtëzakonshme, koordinimin e strukturave vendase e të huaja të emergjencës. Pa harruar ndihmat e menjëhershme, strehimin, shërimin e plagëve njerëzore dhe energjitë e solidaritetit të jashtëzakonshëm kombëtar e ndërkombëtar.

“Vala goditëse” që shkaktoi shpërthimi i “bombës atomike” të nënës natyrë, kaloi nëpërmjet amortizimit në maksimumin e vet, të efekteve të paparashikuara. Zgjidhjet praktike, planifikimi, koordinimi dhe harmonizimi i të gjitha strukturave, mobilizimi i të gjitha resurseve për të garantuar financimin e një programi sa ambicioz e prespektiv, aq edhe kreativ rindërtimi, duket se janë hapi i radhës për mazhorancën. Gjithkush e ka të qartë tashmë, se rruga e Kryeministrit Edi Rama drejt mandatit të tretë qeverisës, kalon nga raporti me 26 nëntorin dhe pasojat e gjithanshme që ajo solli në jetën e Shqipërisë.

Lexo edhe :   “Mundohen me mish e me shpirt”, Basha: Fermerët luftojnë me mbijetesën

II.

Përtej valës së paparë të solidaritetit shqiptar e ndërkombëtar që nxiti tërmeti, ka edhe një copëz tjetër Shqipërie, që po tenton të përfitojë politikisht, mediatikisht dhe ekonomikisht prej tij. Sjellja e tyre është munduar që të fshihet deri tani pas maskave të parimeve, lotëve të krokodilit, lojës së atij që hedh gurin e fsheh dorën. Duke folur në emër të transparencës, të ndriçimit të së vërtetës dhe qarjes së hallit të viktimave e të të dëmtuarve. Sado e për çfarëdolloj arsyeje që i vijnë rrotull kësaj historie, ashtu si në çdo rast tjetër, synimi është i njëjtë: Pengimi dhe rrëzimi i kundërshtarit, me synimin final marjen e pushtetit.

Lexo edhe :   “Të dielat pa makina”, Artan Fuga ironizon propozimin e Ramës

Siç u pa edhe këtë javë, nuk e fshehin se për arritjen e qëllimit final, janë gati të përdorin çdo rrugë, çdo rast e çdo mjet. Nuk kursejnë as dhimbjen njerëzore. As tragjedinë. As tronditjen kolektive. As fatkeqësinë e natyrës. As kodin e vdekjes. As traumën mbarëkombëtare. Sepse duke qenë makiavelistë, e kanë mësuar herët shprehjen e tij: “Njerëzit janë shumë të thjeshtë dhe shumë të prirur për t’iu bindur nevojave të menjëhershme, saqë një mashtruesi nuk do t’i mungojnë kurrë viktimat për mashtrimet e tij!”

III.

Kjo javë që sapo lamë pas, na ka dhënë të gjithëve, një leksion jete. Një mundësi të re e të papërsëritshme, për të kuptuar disa të vërteta të thjeshta. Vetëm pasi kalon një tërmet si ky, e kupton më mirë shprehjen se “ajo që ishte mbrapa nesh dhe ajo që është përpara nesh, janë vogëlsira, në krahasim me atë që është brenda nesh”.

Këto shtatë ditë që kaluam pas tërmetit, ishin të mjaftueshme për ta na bërë që të shohim, më shumë brenda vetes të gjithë si shoqëri. E për të ndryshuar pas kësaj, njëherë e përgjithmonë, raportin me njëri- tjetrin dhe Shqipërinë. Sepse nëse i besojmë ish Kryesizmiologut shqiptar që tha se nuk ka tërmet të tillë për 100 vjet, ndoshta nuk do të kemi më një mundësi të dytë, që të reflektojmë siç duhet për herë të parë!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Murrizi: Në shtator mund të kthehet ’97-ta

Deputeti Myslim Murrizi, paralajmëroi se në shtator dhe në tetor mund të ketë një '97 të dytë. Duke i paraprirë situatës së tensionuar politike,...

Reforma Zgjedhore, Murrizi zbulon çfarë do të ndodhë nesër

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi, deklaroi se është marrë vendimi që nesër, 12 deputetë të opozitës do të deklarojnë votën...

Deputeti Alimadhi lëshon deklaratën e fortë: Në spital bëhet politikë

Deputeti Adriatik Alimadhi, tashmë e ka fituar betejën me koronavirusin. Në një lidhje me Skype në “Open”, ai foli për situatën e tij. Alimadhi...

Marrëveshje Rama-Basha-Kryemadhi? Hajdari paralajmëron për ndikimin e ndërkombëtarëve

Sistemi Zgjedhor ka qenë kryefjala gjatë ditës së sotme dhe jo vetëm. Kryemadhi dhe Vasili i shkuan në zyrë Bashës. E ndërsa ky i...

“Ça kujtoni ju mor legena?” Deputeti rrëmben tokën-shtet në bregdet

“Stop” ndalet në Sarandë, pasi qytetari Ardit Cikuli, komshi me deputetin e Ballit Kombëtar, Artur Roshi, denoncon se ky i fundit po tenton të...
WhatsApp KONTAKTO TT