Deputetët Rakipi dhe Rehovica nuk do të jenë vetëm sa i përket shqyrtimit të mandatit të deputetit. Pjesës së listës së shqyrtimeve do t’i bashkohet edhe kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri këtë të premte.
Sipas Europol-it , kreu i bashkisë së Pogradecit është dëbuar nga Italia 20 vite më parë. Për çfarë akuzohet Eduard Kapri? Report TV ka zbardhur vendimin e prokurorisë për Kaprin. Kapri është thirrur në Prokurori për të dhënë shpjegime, ndërsa ka deklaruar se në vitin 1995 ai ishte dënuar në Gjermani për shkelje të rregullave të emigracionit, ku gjatë kthimit 3 vite më vonë u ndalua edhe në Itali ku po kalonte transit gjatë dëbimit të tij.
kapri by Tirana Today on Scribd
“Në vitin 1995 u dëbova nga Gjermania për shkelje rregullash emigracioni. Qëndrova ilegalisht deri në 1998, kur u ktheva nga Gjermania për Shqipëri duke kaluar nga Zvicra dhe Italia. Në Itali më ndaluan në anije më kontrolloi policia, nuk kisha vizë dhe dokumente prandaj edhe më dëbuan“-ka thënë ai,
Nuk e deklarova në formularin e vetëdeklarimit, pasi nuk e dija në çfarë pike. Në Itali isha transit” mësohet se është shprehur ai. Vendimi për Kaprin do të jepet ditën e premte nga KQZ.