Një tjetër shqiptare na ka bërë krenare. Rreze Bojahiu ka mahnitur jurinë gjermane. Ajo ka marrë pjesë në “The Voice Kids” në Gjermani, dhe ndryshe nga fëmijët e tjerë ka zgjedhur të përfaqësohet me një pjesë nga opera “Nessun Dorma”.
Anëtarët e jurisë u mahnitën nga vokali i saj, aq sa kthyen karrigen menjëherë. Ata u ngritën të gjithë në këmbë pasi mbaroi performanca.