Shqiptari refuzoi të dorëzohej, ekzekutohet nga policia (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në New Jersey, SHBA, ku një shqiptar është ekzekutuar nga policia pasi refuzoi të dorëzohej.

Sipas mediave lokale, viktima është identifikuar si 42-vjeçari Luan Agolli.

Ngjarja është filmuar nga ballkonet nga dëshmitarët dhe videoja me pamjet e rënda qarkullon në rrjet.

Sikurse shkruajnë mediat lokale amerikane: “Të enjten në Carroll Street pati një shfaqje të rëndë të regjistruar edhe nga video të ndryshme, që tregon Agollin duke kaluar rrugën i nervozuar, ndërsa në dorë mban një armë. Oficerët e policisë e rrethojnë dhe i kërkojnë që ta hedhë armën. Pas një situate që shkon në rreth tre minuta, duket se Agolli ngre armën dhe e drejton tek një oficer. Ai u qëllua nga një breshëri zjarri”.

Të katër oficerët e policisë, që raportohen se kanë hapur zjarr ndaj shqiptarit, ishin me përvojë në patrulla dhe kishin pasur të tjera raste me persona të armatosur në të shkuarën.

Sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të New Jersey, që po merret me hetimin e çështjes, Agolli kishte injoruar disa herë thirrjet për të hedhur armën.