Aktualitet

Shqiptari gjendet i pajetë në mes të rrugës, ngjarja në Itali


               Publikuar në : 11:19 - 19/01/20 Gentjan Progni

Një 36-vjeçar shqiptar, me banim në provincën e Cuneo, u gjet i vdekur sot  përgjatë rrugës provinciale që të çon nga Stupinigi për në Orbasano, në lokalitetin Stupinigi di Nichelino.

Franko Gjinaj u gjet i pajetë nga disa shoferë të rastit që kaluan në atë zonë rreth orës 03:30.

Karabinierët  mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet.

Nga një grumbullim i parë i fakteve, Gjinaj po kalonte rrugën kur është përpasur nga një makinë, drejtuesi i së cilës ka vijuar rrugën.

Komanda provinciale e karabinierëve ka vendosur pika kontrolli në të gjithë zonën e Torinos për kapjen e autorit të aksidentit.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT
Këtë e pëlqejnë %d blogues: