E martë, 31 Mars, 2020
19 C
Tirana

Shqiptarët të trembur nga koronavirusi, Policia e Shtetit tregon çfarë ka ndodhur brenda 24 orëve

Lexo edhe ...

Rama mesazh në serbisht për Vuçiç, ja çfarë i kërkon

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që të lejojë kalimin e kamionëve me mallra nga Kosova. Përmes disa postimeve në...

“Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore”, Rama bën njoftimin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar qytetarët shqiptarë që ndodhen në Greqi me leje 90 ditore, që nuk...

COVID-19/ Mjekët shqiptarë nisin punën në spitalin e Brescia-s

10 mjekët shqiptarë që u dërguan në mision ndihme në Itali kanë filluar punën ditën e sotme në spitalin e Brescia-s. Ndërsa 20 infermierët mësohet...

Ditë e zezë për Greqinë/Ja sa persona ndërruan jetë brenda 24 orëve të fundit

Një lajm i keq vjen nga Greqia, teksa vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona, duke e çuar në 49...

Shqipëria është në shtetrrethim, prej COVID-19. Kush shkel rregullat, përballet me një gjobë. Nuk janë të paktat rastet kur qytetarët thyejnë rregullat për tu izoluar. Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar një shtetas që ka thyer rregullin e vetë-karantinimit.

Ky i fundit është ndëshkuar me gjobë 700.000 lekë. Shtetasi me inicialet K. B., banues në Tiranë, ka hyrë në Shqipëri më datën 11 mars 2020, dhe është konstatuar nga shërbimet e policisë jashtë banesës së tij.

Po kështu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 65 shtetas. Ata kanë lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë, njëri prej të cilëve u shoqërua në komisariat dhe u procedua penalisht, për kundërshtim të urdhrit të punonjësit të policisë.

Njoftimi

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar një shtetas që ka thyer rregullin e vetëkarantinimit, i cili është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë. Shtetasi K. B., banues në Tiranë, ka hyrë në Shqipëri më datë 11.03.2020 dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 65 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë, njëri prej të cilëve u shoqërua në komisariat dhe u procedua penalisht për kundërshtim të urdhrit të punonjësit të Policisë.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 76 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Rama mesazh në serbisht për Vuçiç, ja çfarë i kërkon

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që të lejojë kalimin e kamionëve me mallra nga Kosova. Përmes disa postimeve në...

“Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore”, Rama bën njoftimin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar qytetarët shqiptarë që ndodhen në Greqi me leje 90 ditore, që nuk...

COVID-19/ Mjekët shqiptarë nisin punën në spitalin e Brescia-s

10 mjekët shqiptarë që u dërguan në mision ndihme në Itali kanë filluar punën ditën e sotme në spitalin e Brescia-s. Ndërsa 20 infermierët mësohet...

Ditë e zezë për Greqinë/Ja sa persona ndërruan jetë brenda 24 orëve të fundit

Një lajm i keq vjen nga Greqia, teksa vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona, duke e çuar në 49...

“Fundi i epidemisë është larg”/ OBSH: Kjo do të jetë një betejë e gjatë

Koronavirusi vijon të marrë me mijëra jetë njerëzish dita ditës. Ekspertë nga e gjithë bota po punojnë për gjetjen e një vaksine që do...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT