Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në takime me fermerët në Korçë, i ka ftuar ata që t’i bashkohen protestës së opozitës në Tiranë, e cila do të mbahet më 11 maj.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai akuzon qeverinë, duke shkruar se vijon e vjedh çdo ditë qytetarët shqiptarë.
“Qeveria vjedh përditë shqiptarët që të vjedhë zgjedhjet dhe pasi vjedh zgjedhjet, gllabëron përseri gjithë pasuritë publike dhe zhvat qytetarët në një cikel vicioz!
Ky është parimi që Rama e tha dhe e zbatoi!
1.35 miliard lek janë shpenzuar për këtë urë, ndërkohë që fermerët e kanë të pamundur që të kalojnë në anën tjetër sepse ura e mjeteve është e shkatërruar!
Ne do ti japim fund këtij modeli, në 11 Maj bashkohuni në Tiranë, qeveria është shërbëtore e qytetarëve dhe jo pronare e jetës së tyre”, shkruan Salianji.