E mërkurë, 23 Shtator, 2020
22 C
Tirana

Shqiptarët po kërkojnë borxh për të shlyer borxhet

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Situata e vështirë e krijuar në ekonomi nga Covid-19 ka bërë që individët, jo vetëm të ulin kërkesën për kredi për blerje shtëpie dhe mallra konsumatorë, por edhe të vihen në vështirësi për të paguar detyrimet që ata kanë, duke u detyruar të marrin borxh për të paguar borxhet.

Në tabelat e Vrojtimit të fundit të Aktivitetit Kreditues, të publikuar nga banka e Shqipërisë, ka një rritje të ndjeshme të nevojës për rifinancimin e borxhit, i cili është i vetmi që ka një balancë pozitive prej 16.1 për tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bankës, Vlera pozitive tregon se ky faktor, në rastin konkret rifinancimi i borxhit, ka ndikuar në rritjen e kërkesës për kredi. Ky është tremujori i parë, që ky faktor është në një rritje kaq të shpejtë, që kur Banka e Shqipërisë publikon këtë tregues.

Në të kundërt, nevoja për financim për konsum dhe për blerje banese ka shënuar një rënie të fortë, duke shënuar nivelet më të ulëta historike, që prej tremujorit të parë 2009, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se nevoja për financim për blerje shtëpie shënoi një balancë negative prej -41.6 pikë në tremujorin e parë dhe -15.4 në të dytin, rezultatet më negative që kur raportohen të dhënat, nga viti 2009. Rënia e fortë në tremujorin e parë është e lidhur edhe me situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit që u shoqërua me frikë dhe pasiguri. Individët kanë ndjesi negative edhe për zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, përfshirë çmimet, në tremujorin e parë dhe të dytë, me balanca negative përkatësisht -18.3 dhe -25.9.

Lexo edhe :   Kriza uli përdorimin e overdrafteve dhe kredisë konsumatore
Lexo edhe :   Kriza uli përdorimin e overdrafteve dhe kredisë konsumatore

Individët nuk mendojnë as të marrin hua për blerje konsumi. Balanca e nevojave për financim për konsum ishte negative si në tremujorin e parë ashtu dhe të dytin, me përkatësisht -36.7 dhe -21.7. këto janë nivelet me negative historike, që ku ka filluar matja e indeksit në vitin 2009.

Vrojtimi tregon se ka një përkeqësim të ndjeshëm të aftësisë paguese të individëve, në tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti, ku balanca negative është përkatësisht me -17.2 dhe -43.7%, nga rreth zero që ishte në vitin 2019, duke shënuar nivelin m ëtë ulët që nga viti 2009.

Mbyllja e ekonomisë për gati tre muaj, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit vlerësohet të ketë dhënë efekt të fortë në ekonomi. Qeveria pret që rënia këtë vit të jetë 4.3%, ndërsa pritshmëritë e institucioneve financiare variojnë nga -5% për FMN dhe Bankën Botërore, deri në -9% nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). /Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Alarm për bombë në kullën Eiffel (VIDEO)

Një telefonatë anonime ku jepte sinjalin për vendosjen e një bombe në kullën Eiffel, ka alarmuar policinë dhe jo vetëm. Policia mori informacione për një...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

“Do i marrim prapë nëse na duhen”, Shqipëria merr borxh 30 respiratorë nga Danimarka

Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë, si pasojë e COVID-19. Të infektuarit janë në shifra të larta. Për fat të keq, e...

“Erë paqeje”, Greqia dhe Turqia gati për bisedime

Pas tensioneve që kanë muaj që po zgjasin mes Greqisë dhe Turqisë për kërkimet nën ujore, në atë që konsiderohet prej dy vendeve si...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...