E diel, 31 Maj, 2020
15 C
Tirana

Shqiptarët nuk pyesin për gjobat, bëjnë si të ‘fortë’ para policisë

Më të lexuarat

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

Mustafa tregon se kur mund të mbahet votimi i qeverisë Hoti

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur se ekziston mundësia që seanca për votimin e qeverisë të mbahet nesër ose ditën e hënë. Në një...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

VIDEO/Ardi Veliu del blof, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar janë xhirime nga filmi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka folur sot për dhunën e 4 efektivëve kundër një 15-vjeçari, ngjarje e cila ka...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

Skandali me videon/ Ardi Veliut i ikën ‘situata nga duart’: Ju kërkoj ndjesë

Pas komentit qesharak ndaj nënës së 15-vjeçarit të dhunuar, ku përdori edhe një video personale për të fshehur gjurmët, një tjetër reagim ka ardhur...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Pavarësisht masave ndëshkuese, shqiptarët janë të pabindur kur bëhet fjalë për të ruajtur jetën nga koronavirusi. Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 19 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.

Ata janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti. Sakaq, 166 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, pasi u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në kryeqytet, shtetasit me inicialet M. K., 44 vjeç dhe D. K., 42 vjeç, janë arrestuar në flagrancë, për kundërshtim të forcave të policisë. Rreth orës 19:00 të ditës së djeshme janë konstatuar duke lëvizur në këmbë.

Kur punonjësit e policisë i kanë kërkuar që të identifikoheshin, ata nuk kanë pranuar dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Njoftimi

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 19 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 166 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Lexo edhe :   Lëvizja e mjeteve edhe të dielën, Policia e Shtetit jep njoftimin e fundit
Lexo edhe :   Doni të lëvizni nga një qytet në tjetrin? Rama: Ja si do të jetë fundjava e fundit me zonat e kuqe

Ndërkohë, në Tiranë, shtetasit M. K., 44 vjeç dhe D. K., 42 vjeç janë arrestuar në flagrancë nga Policia, për kundërshtim të forcave të Policisë, pasi rreth orës 19:00 të ditës së djeshme janë konstatuar duke lëvizur në këmbë dhe kur punonjësit e Policisë i kanë kërkuar që të identifikoheshin, ata nuk kanë pranuar dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 3 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të aplikojnë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, për një pjesëtar të familjes, për të bërë pazar në qendrat urbane, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Theksojmë faktin se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, pa marrë leje.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Lejohen të qarkullojnë ata shtetas që shkojnë në punë në aktivitetet e lejuara për të vazhduar punën dhe kthehen brenda orës 13:00, si dhe ata punonjës që puna u mbaron në orën 16:00, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ekzekutohet një 53-vjeçar në Laç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Laç. Raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri një 53-vjeçar. “Balkanweb” shkruan se në sheshin para një...

Kopshtet s’do hapen me 1 Qershor, Bashkia e Shkodrës tregon arsyen

Kopshtet dhe çerdhet në qytetin e Shkodrës nuk do të hapen në datën 1, por me 5 Qershor. Bashkia Shkodër njofton se ka zhvilluar procedurën...

Rudina Hajdari: Përse Basha do ta mbajë Ramën perandor

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, deputetja Rudina Hajdari theksoi se as Partia Demokratike nuk e ka mbështetur idenë e...

Ja kush është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në Shijak

Së fundmi disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Shijak, në zonën e stadiumit. Policia raporton se në rrethana ende të paqarta ka...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...
WhatsApp KONTAKTO TT