Në Republikën e Shqipërisë janë regjistruar si azilkërkues 164 refugjatë. Pozita gjeografike e Shqipërisë i bën refugjatët të kalojnë në vendin tonë si vend transit por shumë prej tyre kanë zgjedhur që të qëndrojnë këtu sepse kanë informacion dhe njohin historinë e Shqipërisë dhe si ajo i ka trajtuar të huajt në dekada. Refugjatët e tjerë pasi njihen me territorin shqiptar kërkojnë që të vazhdojnë rrugën drejt vendeve të BE-së. Vetëm një vit më parë kemi patur një dyndje të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së për të kërkuar azil dhe shumica e tyre është refuzuar. Edhe muajt e fundit ka pasur të kthyer nga Franca dhe Holanda. Sivjet jemi në një tjetër realitet. Refugjatët e huaj që njohin historinë tonë po kërkojnë gjithmonë dhe me shumë azil tek ne. Në Drejtorinë për Azilin dhe Refugjatët janë regjistruar 164 refugjatë sipas drejtoreshës, Alma Mele e cila shpjegon se disa prej tyre që kanë pranuar të jetojnë në Shqipëri janë integruar mjaftë mirë me
Mile: Gjatë vitit 2017, që nga fillimi i këtij viti dhe deri më tani në territorin tonë nga emigrantët që kanë hyrë 164 prej tyre kanë kërkuar azil në Republikën e Shqipërisë. D.m.th hyjnë në territorin shqiptar nëpërmjet pikave të ndryshme kufitare si janë; pila e kalimit në Gjirokastër, pika e kalimit në Shkodër në Korçë . Disa prej tyre qëndrojnë në Shqipëri dhe integrohen me jetën shqiptare nëpërmjet ndihmës që jep drejtoria e azilit dhe institucionet e tjera dhe ministritë e linjës. Për shumicën e azil kërkuesve trendi ka treguar që Shqipëria ka qenë një vend transit për ta. Disa prej tyre shprehen se nuk e kane zgjedhur Shqipërinë si vend destinacioni, disa prej tyre kanë dëgjuar për historinë e Shqipërisë dhe çfarë ka bërë Shqipëria në dekada për njerëz të shtetësive të ndryshme, e njohin Shqipërinë kanë dëgjuar dhe qëndrojnë këtu dhe janë integruar këtu.