E shtunë, 4 Prill, 2020
20 C
Tirana

Shqiptarët në vetëizolim/ “Fundjavë Ndryshe” troket derë më derë për t’i ndihmuar

Lexo edhe ...

Nuk arriti ta transferonte në verën e kaluar, por Barcelona kishte një pakt “anti Real” me Neymar

Barcelona provoi me të gjitha mënyrat ta transferonte Neymar në verën e kaluar, megjithatë akordi me PSG mungoi. Për sulmuesin interesohej edhe Real Madrid,...

Milani ndryshon kurs, një ish-interist tashmë shihet si “timonieri” i ri

Milan është duke bërë një revolucion në menaxhimin e skuadrës, teksa drejtuesit kërkojnë të rikthejnë skuadrën te suksesi e mbi të gjithë në Champions...

“Nuk do rrezikojmë gjithçka”, Rama: Nga e hëna rregulla të reja

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton se nga e hëna do të ketë rregulla të reja, në mënyrë që...

Paketa ekonomike përballë sfidës, ‘nuk ka rëndësi sa na kushton’

Nga: Adrian Civici Thellimi i krizës ekonomiko-financiare si efekt i koronavirusit po i vendos shtetet dhe qeveritë e ndryshme përballë detyrimit të disbursimit të miliarda...

Vijës së parë të luftës kundër koronavirusit ka vendosur që t’i bashkohet edhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”.

Stafi i fondacionit të njohur, me në krye Themeluesin Arbër Hajdari, prej disa ditësh ndodhet në terren, duke trokitur derë më derë për të shpërndarë ndihma tek shqiptarët e vetëizoluar.

Bëhet fjalë për një shpërndarje masive ndihmash, specifikisht, për mbi 8000 familje të izoluara.

Mirëpo përveç produkteve ushqimore bazike, FFN po shpërndan tek nevojtarët edhe produkte farmaceutike, kryesisht dezinfektantë, në mënyrë që ata të mbrohen nga koronavirusi.

Drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, së fundmi ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, krah së cilës shkruan: “Ne do të vazhdojmë pa ndaluar asnjë ditë, për të trokitur derë më derë, ju lutemi rrini në shtëpi. Zoti ju ruajtë të gjithëve!”

Kujtojmë se… çdo ditë, stafi i FFN përpiqet që përpos ndihmave të shpërndara, edhe të sensibilizojë qytetarët me këshilla mjaft efikase që iu vijnë atyre në ndihmë për të frenuar infektimin me COVID-19.

Në këtë periudhë të pazakontë dhe tepër të vështirë, Fondacioni fillimisht e ka përqendruar aksionin e shpërndarjes së ndihmave tek më të varfrit, jetimët dhe mosha e tretë, për të vijuar më pas tek të gjithë të tjerët që kanë më së shumti nevojë.

“Kjo është një luftë që do ta fitojmë të gjithë bashkë”, është shprehur më herët Arbër Hajdari, i cili në reagimet e tij publike nuk nguron që herë pas here të falenderojë përzemërsisht bamirësit për solidaritetin e shprehur.

“BAMIRËSIA NUK TË VARFËRON!”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Nuk arriti ta transferonte në verën e kaluar, por Barcelona kishte një pakt “anti Real” me Neymar

Barcelona provoi me të gjitha mënyrat ta transferonte Neymar në verën e kaluar, megjithatë akordi me PSG mungoi. Për sulmuesin interesohej edhe Real Madrid,...

Milani ndryshon kurs, një ish-interist tashmë shihet si “timonieri” i ri

Milan është duke bërë një revolucion në menaxhimin e skuadrës, teksa drejtuesit kërkojnë të rikthejnë skuadrën te suksesi e mbi të gjithë në Champions...

“Nuk do rrezikojmë gjithçka”, Rama: Nga e hëna rregulla të reja

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton se nga e hëna do të ketë rregulla të reja, në mënyrë që...

Paketa ekonomike përballë sfidës, ‘nuk ka rëndësi sa na kushton’

Nga: Adrian Civici Thellimi i krizës ekonomiko-financiare si efekt i koronavirusit po i vendos shtetet dhe qeveritë e ndryshme përballë detyrimit të disbursimit të miliarda...

“SHBA, krenare që janë aleate me Shqipërinë”, Yuri Kim bën njoftimin e rëndësishëm

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka publikuar një mesazh në Facebook, ku shprehet se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT