Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shqiptarët “lëshojnë dorën”, shpenzojnë mbi 660 miliardë lekë në shtatë muaj

9 muaj ago
in Ekonomi
Shqiptarët “lëshojnë dorën”, shpenzojnë mbi 660 miliardë lekë në shtatë muaj

Nëse pranojmë që për çdo blerje dhe shërbim të bërë gjatë shtatë muajve të këtij viti kemi marrë kupon fiskal, do të thotë se kemi konsumuar më shumë se 660 miliardë lekë, duke paguar si tatim mbi vlerën e shtuar plot 137 miliardë. Kjo është shifra që raporton Ministria e Financave në tabelën e treguesve fiskale të konsoliduar për periudhën janar–korrik 2024.

Tatimi i paguar në 7 muaj është rritur me 128 milionë euro, që do të thotë se kjo e ardhur është 20 për qind e konsumit të shqiptarëve dhe turistët gjatë kësaj periudhe. Gjithnjë duke supozuar se nuk ka pasur evazion fiskal, pra se për çdo produkt dhe shërbim është prerë fatura fiskale, duhet pranuar se buxheti i shtetit po mbledh më shumë të ardhura nga kjo taksë, që quhet ndryshe edhe taksë fundore dhe paguhet nga konsumatorët dhe tregon nivelin e konsumit, të produkteve dhe shërbimeve.

Sigurisht që shuma prej 660 milionë Eurosh për 7 muaj, që rezulton nga pagimi i TVSH-së nuk mund të jetë kaq, por shumë më tepër, po të pranosh që në shumë njësi të shitjes dhe të shërbimit nuk pritet as fare kupon fiskal dhe as raportohen realisht të ardhurat nga konsumi.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat bruto nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në 7-mujor janë me një rritje prej 17 miliardë lekësh në raport me një vit më parë.

Vetëm nga importet për 7 muaj Autoriteti i Shërbimit Doganor ka mbledhur atë që quhet TVSH në import rreth 90 miliardë lekë, duke shënuar rritje në raport me një vit më parë, pavarësisht efektit të kursit të këmbimit që favorizon lekun. Rritje kanë të ardhurat nga TVSH së arkëtuar (neto) brenda vendit, që janë 6.3 miliardë lekë më shumë se 7-mujori 2023.

Rritja për këtë taksë është progresive dhe të dhënat zyrtare të 2024-ës shënojnë rekord në të hyrat nga TVSH dhe thuajse dyfishim në raport me vitin 2020. Shifrat e mësipërme janë ndikuar nga rritja e numrit të turistëve në vendin tonë, çmime që janë shfaqur të normalizuara, gjë që e tregon edhe inflacioni bazë apo edhe treguesi i harmonizuar i çmimeve të konsumit i kësaj periudhe.

Këta faktorë kanë rritur kërkesën dhe konsumin, ndihmuar edhe nga rritja e pagave në administratë, e ndjekur edhe nga sektori privat. Të dhënat zyrtare nuk justifikojnë zërat e biznesit për shqiptarë dhe turistë të huaj që nuk konsumojnë në Shqipëri apo edhe për të ashtuquajturit “turistë me çanta shpine?! Shifrat e lëvizjes së shtetasve për muajin Korrik të këtij viti flasin për rreth 1,8 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar.

Ndërsa numri i të huajve të regjistruar përgjatë shtatë muajve llogaritet në afërsisht 6,3 milionë.

TË LIDHURA

Forcohet euroja, bie dollari në këmbim me lekun, ja si shkëmbehen monedhat e tjera
Aktualitet

Forcohet euroja, bie dollari në këmbim me lekun, ja si shkëmbehen monedhat e tjera

18:29 | 23/05/2025
Kreditë më të lira, BSH: Normat e interesit u ulën në 3-mujorin e parë
Ekonomi

Kreditë më të lira, BSH: Normat e interesit u ulën në 3-mujorin e parë

14:07 | 23/05/2025
Shkolla nuk po vlen më, në bare dhe restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë/muaj
Ekonomi

Shkolla nuk po vlen më, në bare dhe restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë/muaj

08:52 | 23/05/2025
Next Post
Champions League, disa nga skuadrat e mëdha njohin rivalët

Champions League, disa nga skuadrat e mëdha njohin rivalët

Aksident i rëndë në Gjilan, makina godet për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Gjilan, makina godet për vdekje këmbësorin

Aksidenti me 4 të lënduar në Përmet, policia jep detajet e para

Aksidenti me 4 të lënduar në Përmet, policia jep detajet e para

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

PD e denoncoi, Policia e pohon: Fletët e votimit në Peqin, të falsifikuara…
Aktualitet

PD e denoncoi, Policia e pohon: Fletët e votimit në Peqin, të falsifikuara…

by mirseda
20:32 | 23/05/2025
0

Policia ka sekuestruar fletët e votimit që denoncoi PD në fshatin Pekisht të Peqinit ku janë zbuluar...

Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!

Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!

20:09 | 23/05/2025
Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

19:39 | 23/05/2025
Akuzat e rënda në Australi për kultivim lëndësh narkotike, reagon Belina Pupa

Akuzat e rënda në Australi për kultivim lëndësh narkotike, reagon Belina Pupa

19:36 | 23/05/2025
10 skuadra në garë për Cristiano Ronaldon

10 skuadra në garë për Cristiano Ronaldon

19:26 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com