E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

“Shqiptarët kanë rikthyer shpresën”, flet Nik Gjeloshaj pas fitores në Tuz

Shqiptarët në Tuz kanë rikthyer vetëbesimin dhe shpresën për të ardhmen në trojet e veta. Kështu ka deklaruar kreu i sapozgjedhur i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj në një intervistë për gazetën “Evropë”.

Sipas Gjeloshajt, një bashkim i tillë ka fituar mbështetjen e opinionit mbarë-shqiptar për ruajtjen e vlerave të shenjta kombëtare.

“Ne u angazhuam me përkushtim që pasi fituam komunën e plotë, të administrojmë vetë me të mirat që disponojmë dhe bashkërisht me qytetarët e Tuzit dhe të Malësisë, të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më premtuese, sidomos për brezat e rinj. Të gjendur përballë kësaj sfide, vepruam në drejtim të unifikimit të spektrit politik shqiptar në këto hapësira. Iniciuam bisedimet dhe ia arritëm që të bashkojmë forcat të bindur se kjo është rrugëtimi më i sigurt drejtë fitores së shumëpritur”, ka thënë Gjeloshaj.

Gjeloshaj ka folur edhe për sfidat që e presin në të ardhmen, ndërsa ka pohuar se nuk do të kursehet në asnjë moment për të kontribuuar në ruajtjen dhe përçimin e vlerave kombëtare.

“Vullneti i dëshmuar në zgjedhjet lokale, dëshira për të instaluar një pushtet shqiptar në krye të komunës të bindur se kjo duhet të jetë e ardhmja jonë, janë sfidat që duhet përballur por, edhe për të realizuar pikësynimet tona programore. Aq më parë pasi përgjegjësia bie mbi ne, sepse ne ishim ata që iu qasëm punës me përkushtimin më të madh në sensibilizimin e opinionit shqiptar, jo vetëm në trevën e Tuzit dhe të Malësisë”, ka thënë Gjeloshaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...