E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë se kreditimi i individëve për frymë është rritur me rreth 4 mijë lekë ose 6.2% krahasuar me një vit më parë. Po të shohim të dhënat e kredisë të ndarë sipas qarqeve kryesore të vendit.

Qarku i Tiranës ka kreditimin më të lartë në raport me popullsinë, me rreth 134 mijë lekë për frymë. Me diferencë të thellë, vijon Durrësi me 48 mijë lekë për frymë dhe Vlora me 35 mijë lekë për frymë. Përveçse nga të ardhurat më të larta të individëve në këto qarqe, kreditimi më i lartë lidhet edhe me zhvillimin e tregu të pasurive të paluajtshme, i përqendruar kryesisht në Tiranë dhe në qarqet bregdetare.

Edhe në këtë produkt, Tirana kryeson dukshëm, me 97 mijë lekë për frymë ose rreth dy herë e gjysmë sa mesatarja kombëtare prej 39 mijë lekësh. Tirana ka njëkohësisht edhe peshën më të lartë specifike të kredisë për banesa kundrejt portofolit total të kredisë, me rreth 72% të totalit. Sipas kredisë për shtëpi për frymë, I dyti është qarku Durrës, me 32 mijë lekë dhe Vlora me 22 mijë lekë.

Ndërkohë, te kredia konsumatore, diferencat mes qarqeve janë më të ngushta. Mesatarja kombëtare është 20 mijë lekë për frymë dhe kreditimin më të lartë e ka sërish Tirana, me 30 mijë lekë, e ndjekur nga Durrësi me 14 mijë lekë për frymë dhe Shkodra me 12 mijë lekë për frymë.

Lexo edhe :   40 mijë persona në Shqipëri jetojnë me më pak se 2 USD në ditë

Statistikat tregojnë se në fund të muajit shtator, portofoli i kredisë së individëve arriti vlerën e 195 miliardë lekëve ose rreth 1.6 miliardë euro.

Lexo edhe :   40 mijë persona në Shqipëri jetojnë me më pak se 2 USD në ditë

Portofoli i kreditimit të individëve është në rritje vjetore me 5.7% dhe ka ruajtur një rritje të qëndrueshme edhe pas shpërthimit të pandemisë, i mbështetur si nga moratoriumi i pagesave, që e frenoi amortizimin e portofolit ekzistues, ashtu edhe nga një rikthim gradual i kredisë së re, sidomos në tremujorin e tretë.

Gjatë nëntë muajve, portofoli i kredisë së individëve është zgjeruar me afërsisht 9 miliardë lekë. Ndërkohë që kredia konsumatore e ka ndjerë dukshëm efektin e pandemisë, kredia për blerje të banesave ka vijuar të rritet me ritme të shpejta, sidomos në Tiranë dhe në Vlorë. Pavarësisht se çmimet vazhdojnë të rriten, shqiptarët po shfaqen gjithnjë e më të interesuar për të blerë prona dhe kredia bankare ngelet një mbështetje e rëndësishme, me një portofol aktiv prej pothuajse një miliardë eurosh.

Këtë vit vërehet një përqendrim edhe më i lartë i portofolit të kredisë në Qarkun e Tiranës. 62.3% e totalit të kredisë është dhënë në kryeqytet, nga 60.8% që ishte kjo përqindje një vit më parë. /Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa shumë etje kemi për “llumë” dhe “këllirë”

Nga: Mentor Kikia Ndoqa një pjesë të emisionit “Open” mbrëmë. U diskutua për çështjen e mos-hapjes së negociatave, në atë pjesë që pashë unë. Sot...

Do mbyllemi në fundjavë? Zv.ministrja Rakacolli zbulon vendimin

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Racakolli, tha në një deklaratë për mediat se vendi ynë do të vijojë të njëjtat masa, ndalimi i ceremonive festive,...

LAJM I FUNDIT/ Veton Surroit i rikthehet titulli “Qytetar Nderi”

I rikthehet titulli “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pasi prefekti i Kukësit refuzon vendimin e Këshillit të Qarkut Kukës. Publicistit dhe politikanit nga Kosova, Veton...

Zyrtare/ Vijon ora policore, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim

Komiteti i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të mos ketë masa të reja. Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se aktualisht do të vijojmë...

Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global

Britania u bë vendi i parë në botë që zyrtarizoi vaksinën kundër koronavirusit, që pritet të nisë të mërkurën e javës që vjen. Zyrtarët...