E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Shkëlqim Hajdari: SPAK në fillim të vitit tjetër del në ‘det’ të hapur. Po bëhen gati anija dhe rrjetat për ‘peshqit’ e mëdhenj

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, ka komentuar në studion e “News24” situatën politike dhe betejën e ashpër për të kapur të ashtëquajturit ‘peshqit e mëdhenj’. Ai tha se për kapjen e peshqve të mëdhenj, një shprehje e huazuar nga Donald Lu, është tejet e vështirë në një situatë zgjedhore.

Por ndërsa provat janë dhënë nga SPAK se po ecën me ritme të shpejta, z. Hajdari jep lajmin e shumëpritur se është gati infrastruktura. Dy vite më parë, ish ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ironizonte institucionet shqiptare në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në ditën e gënjeshtrave, në 1 prill.

Madje në atë kohë, ambasada e SHBA publikoi edhe një karikaturë, ku Donald Lu shfaqej pranë një dyqani ku lexohej ‘Peshk i Madh’ dhe kërkon të dijë se ku janë peshqit e mëdhenj, ndërsa në arka ka vetëm sardele.

Shkëlqim Hajdari foli edhe për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, asaj të Lartë, shqyrtimin e dosjeve që janë lënë në mëshirë të fatit, por edhe për punën dhe rezultatet e SPAK.

Ai i mëshoi fort faktit se krijimi i Gjykatës Kushtetuese, është një emergjencë kombëtare. “Krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një emergjencë kombëtare. Mbi çdo lloj prioriteti është Gjykata Kushtetuese. Janë me qindra dosje, volumi është i madh. Pas Gjykatës Kushtetuese, emergjencë është Gjykata e Lartë. Gjykata Kushtetuese nuk është e plotë. Janë emëruar disa nga 9 anëtarët që duhet të ketë. Duhet të besojmë tek integriteti i gjyqtarëve. Mes nesh themi nuk ka rëndësi sesi promovohesh. E rëndësishme është si del. Njerëzit kanë në dorë për të qënë me të drejtën, me të vërtetën. Të gjithë ata që marrin poste, kanë kaluar në disa filtra. Tashmë që shoqëria shqiptare, mjetet elektronike, qoftë media e shkruar, media të tjera sociale e kanë ngritur opinionin publik. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka treguar se ka dalë mbi palët politike. Trupa që do ndërtohet, një trupë profesionistësh dhe të paanshëm”.

Lexo edhe :   “Task Forca zbret në terren”, Rama zbulon çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës
Lexo edhe :   “Task Forca zbret në terren”, Rama zbulon çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës

“Gjykata e Lartë ka pas momentet e veta që mund të ecte më shpejtë, aktorët ndërkombëtarë. Shqipëria aspiron çeljen e negociatave. Gjykata e Lartë është një nga kushtet. Një informacionin që kam unë, edhe Gjykata Kushtetuese duhet ta gjejë funksionale”.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, ka dhënë provat për kapjen e peshqve. Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha se SPAK është në rrugë të mbarë, ku po ndërtohen mjetet për të patur infrastrukturën e nevojshme.

“Kjo metafora e peshqve fitoi qytetari pasi e përdori Donald Lu, dhe nuk është metaforë e keqe. Peshqit e vegjël kapen kollaj. Për ta zbatuar këtë metaforë, është që peshqit e medhenj janë larg. E rëndësishme është që po ndertohen mjete, gjithë këtë infrastrukturë do ta kemi në fund të dhjetorit. Do ta kemi gati me anije me rrjeta. Opinioni publik dhe aktorët kanë filluar ta testojnë, edhe SPAK funksional 100 % në fund të dhjetorit, në fillim të janarit. Viti tjetër do të jetë shumë interesant”.

I pyetur nëse do kapen peshqit e mëdhenj para zgjedhjeve, Shkëlqim Hajdari u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë. “Vështirë është kur je në situatë zgjedhore. Veshtirë me këtë klasë politike që të leshojë pushtet absolut”.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...