E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

‘Shqiptarët do jenë pa sy, gojë e vesh’, ish-deputetja lëshon thirrjen e fortë

Pas miratimit në parim të projekt-ligjit për paketën anti-shpifje, një ragim është përcjellë nga ana e ish-deputetes së LSI, Nora Malaj. Në komentin e radhës në Facebook, ajo nënvizon se me miratimin e kësaj pakete, po censurohet fjala e lirë për median dhe qytetarët.

Teksa vë alarmin, Malaj thekson se sot ndodhemi në një situatë të jashtëzakonshme, dhe se tashmë është instaluar neodiktatura. Sipas saj, ndodhur në këto kushte, nuk do të kemi tablo të vërteta për realitetin që po kalojmë, por gënjeshtra dhe realitete imagjinare.

Statusi

Ditë e zezë për fjalën e lirë!

Sapo komisioni i medias dhe edukimit, ka kaluar projektligjin, për të instaluar çensurën e fjalës së lirë për qytetarët dhe median. Tashmë , në prag të 2020, po vijmë me instalimin e çensurimit për lirinë e medias dhe fjalën e lirë.
Kjo pa frikë quhet ditë e zezë!
E para ishte fjala, do të thoshte Bibla, po qeveria tashmë me ketë ligj të ri nuk do ta lërë fjalën e lirë të qytetarëve të ekzistojë më! Shqiptarët do të jenë pa Sy, pa Gojë, pa Vesh. Edhe media sot , e gjitha është në agoninë e vdekjes! Tashmë dikatura e bukës së gojës është kthyer në modelin e kësaj qeverisje, duke vendosur dhe dikataturën për fjalën e lirë. Sot jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe reagimi duhet të jetë i jashtëzakonshëm! Në një shtet demokratik, kur liria e fjalës tashmë i afrohet agonisë së vdekjes, tregon se në kete vend është instaluar neodiktatura !
Alarmin më i madh është për qytetarin! Tashmë nuk do të kemi lajme të vërteta, tablo të vërteta për realitet që po kalojmë, nevojat bazike dhe luftën për të mbijetuar të shtresave shoqërore , sidomos atyre në nevojë, por gënjeshtra dhe realitete imagjinare.
Sot ky ligj i adresohet portaleve dhe emisioneve që tregojnë dhe mbrojnë të drejtat e fjalës së lirë, duke e shkelur dhe mohuar këtë të drejtë te fjalës , e cila mbrohet dhe mbështet nga Kushtetuta E Republikës së Shqipërisë.
Sot , të gjitha Konventat Ndërkombëtare për fjalën e lirë bie me ketë projektligj, i cili në thelb nuk është ligj kundra gazetarëve , po mbyllje goje për një shoqęri , për të mos qenë e lirë, për të mos thënë fjalën e saj ! Pas kësaj çdo rreagim do të quhet “shpifje” , sjellja e lirë do të quhet “shpifje” dhe në fund do të vij monenti që popullit do të vihet në rresht dhe qytetaret , do të trajtohen si zombit, pa identitet, pa zë , pa figurë , po si do të dëshironte “ Naltmadhëria “që është në pushtet. Pas kësaj shtypi do të përdorë fjalën e Ezopit , për të mos e quajtur “shpifje”.
Teksa përballemi me këtë situatë , për të rrëmbyer çdo gjë nga Parlamenti- Parti Pushtet, me vjen në mend thënia : “ Nëse goja do të rri mbyllur , ajo një ditë do të qelbet”
Duhet sot të reagojmę fort , se nesër do të jetë vonë! Kur të heqin dhe fjalë, pasi të heqin bukën, atëhere ti nuk je më njeri, po robot dhe skllav modernë në vendin tend!

Lexo edhe :   Zbardhet marrëveshja e PD me aleatët, LSI e vetme në zgjedhje
Lexo edhe :   Zbardhet marrëveshja e PD me aleatët, LSI e vetme në zgjedhje

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...