E diel, 20 Qershor, 2021
29.5 C
Tirana

Shqiptarë, mos u ndjeni fajtorë. Terroristi s’ka kombësi

Nga: Mentor Kikia

Një valë “pezmi” shikoj kudo në postime në rrjet, meqë njëri nga terroristët që bënë masakrën në Vjenë qenka një shtetas austriako-maqedonas, me origjinë shqiptare nga Tetova.

Qetësohuni, nuk ka pse të na kapë ndjesia e fajit kolektiv, për të qenit shqiptar.

Një terrorist është një terrorist. Ai nuk ka as pasaportë, as kombësi, as atdhe, as fe.. Ai ka vetëm një ideologji, ideologjinë e dhunës.

Ka terroristë me pasaportë amerikane sa të duash, kishte në ISIS shtetas britanikë sa të duash, italianë po e po, e gjermanë gjithashtu.

E liga është e ligë. Neve na mbetet vetëm ta dënojmë dhe të bëjmë gjithëçka që kemi në dorë që ajo të mos futet mes nesh. Të mos lejojmë që feja të shndërrohet nga mjet paqeje, në armë lufte.

Këtë po, e kemi për detyrë ta bëjmë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ozon-Terapia, si aplikohet në trajtimin e hernies diskale

Të ankohesh nga dhimbja e mesit është një nga ankesat më të zakonshme të njeriut. Rreth 80% e Amerikanëve kanë probleme të shpinës të...

Nostalgji futbolli/ Murinjo e cilësoi “më të mirin me të cilin ka punuar”

"Frenk Lampard është një njeri disi ndryshe, jo aq ekstrovert. Ai është profesionisti më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë. Është...

Krimbat

Nga Edmond Tupe Nuk ka pikë dyshimi se krimbat ei krimit kanë hyrë tashmë thellë në trungun e krupshëm të shtetit shterpë shqiptar duke e...

Filmi “Pa vend” dërgon Kosovën në Kanë. A mund ta fitojë “Palmën e Artë”?

Me shumë pak përkrahje nga institucionet e Kosovës, por me një punë dhe vullnet të madh, filmi “Pa vend”, i regjisorit Samir Karahoda do...

Euro 2020/ Itali-Uells, 18:00, Mançini me rrotacion, Verrati pritet titullar

Dy fitore në Romë rezultuan në kualifikimin e Italisë si dhe zgjatjen e serisë së tyre të fitoreve rradhazi në dhjetë, ndërsa sonte mund...