Grimieri i njohur shqiptar, i cili kujdeset çdo ditë për look-un e Kim Kardashian, ka treguar më shumë për jetën e tij, teksa ishte i ftuar në “Xing me Ermalin”.
I pyetur lidhur me famën, Mario tha me modesti: “Nuk më duket vetja i famshëm, jam prek katuni”, duke shkaktuar duartrokitje.
Për sa i përket VIP-ave shqiptarë, Mario tha që shumë prej tyre që janë në Amerikë, ai i ka miq, teksa përmendi Bebe Rexhën e Emina Cunmulajn.
I pyetur nga Kejvina në qoftë se donte një nuse shqiptare apo amerikane, ai tha: “Do martohesha me një shqiptare nga Malësia. Nana ime e do nga fshati, nuse të mirë.”