E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

“Shqiponjat” i vihen pas 36 vjeçarit të rrezikshëm, lëvizte me ar*ë me vete

Një 36-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri, është vënë në pranga. Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për verifikim një mjet në vendin e quajtur “Kodra e Diellit”. Burime zyrtare njoftojnë se drejtuesi i mjetit ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Forcat “Shqiponja” janë vënë në ndjekje të personit, dhe brenda pak minutave kanë prangosur shtetasin Sh. M, 36 vjeç, banues në Tiranë. Policia, gjatë kontrollit të çantës së dorës ka gjetur edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe dy krehër me fishekë luftarak.

Njoftimi

Tiranë

Qarkullonte me armë zjarri me vete, tentoi të largohej, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari, brenda pak minutave ndjekjeje nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për verifikim një mjet në vendin e quajtur “Kodra e Diellit”.

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” janë vënë në ndjekje të personit, dhe brenda pak minutave ndjekjeje, kanë kapur dhe prangosur shtetasin Sh. M, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të çantit të dorës, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe dy krehër me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi Sh. M, 36 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Lexo edhe :   “U kthye nga Italia, por nuk erdhi në banesë”, i ati denoncon zhdukjen e vajzës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Si jemi gjallë pas xhirimeve në ato kushte”, Reshat Arbana nxjerr të pathënat

Reshat Arbana është pa dyshim një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë. Ka realizuar rreth 40 role, shumë syresh të paharrueshëm. Kur ishte fëmijë,...

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...