E premte, 26 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

“Shqiponja”/ Basha telendis Ramën: Kopjon, bordello dhe kazino duket ajo që ka bërë tek…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish për heqjen e simbolit të Shqiponjës tek rreth-rrotullimi në Tiranë.

I ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News,  deklaroi se Rama është kujdesur për ta fotografuar dhe filmuar momentin kur është hequr shqiponja, në të njëjtin kënd si rënia e shtatores së Enver Hoxhës.

Kryedemokrati theksoi se Rama kopjon kritikët e tij, dhe se si bordello dhe kazino nuk dukej simboli i shqiponjës, por tenda me drita që ka bërë në hyrje të kryeministrisë.

“Dimensioni psiqik i një njeriu të rënduar psikologjikisht i cili prodhon skandale të reja për të fshehur ato të vjetrat.

Sulmon simbolet që nuk i ka bërë vetë, vetëm sepse shqiponja përfaqësonte një moment që nuk lidhet me të dhe qeverinë e tij, prandaj e hoqi. E tradhton mania që kopjon kritikat që i bëhen atij, dhe e quan bordelo dhe kazino, sepse këto dy epitete ia kanë thënë  për atë tendën që ka vënë para kryeministrisë.

U siguria ta fotografonte atë në pozicionin e rënies në të nijetin kënd e rënies së shtatores së Enver Hoxhës. Si mundet të fotografosh në rënie shqiponjën, për të poshtëruar shqiptarët? Se nuk është vetëm e opozitës, por është simbol i të gjithëve…”, tha Basha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të sjellë rezultate

I ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, vazhdon përpjekjet për realizimin e një takimi në kuadër të dialogut mes kryeministrit të Kosovës...

Në gjigandin e ‘Amazon’ punonjësit trajtohen si ‘skllevër’, punë jashtë orarit

Amazon po përballet me greva nga punonjësit e magazinës dhe shoferët e dërgesave në të gjithë Evropën, ndërsa fillon fundjava e saj më e...

Groposi në oborr 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

Sot është shkrumbuar shtëpia e 38-vjeçarit Klodian Çalamani, i cili vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu. Banesa e vrasësit gjendet shumë pranë asaj së familjarëve të...

Keni bërë plane për fundjavë? Reshje shiu, shoqëruar me shkarkesa elektrike

Fundjava parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Ditën e shtunë,...

Ismail Kadare vlerësohet me dekoratën e lartë

Asambleja e Përgjithshme e Frankofonisë për Europën, në mbledhjen e kësaj të premte ka vlerësuar akademikun dhe shkrimtarin Ismail Kadare. Akademikut i është akorduar...