Ish-futbollisti i Tiranës Shkëlqim Muça, ka shprehur kritika lidhur me paraqitjen e skuadrës së Shqipërisë në sfidën kundër Kazakistanit, i cili përfundoi në barazim 0-0. I ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, ai kritikoi teknikun Reja për pozicionimet e gabuara të disa lojtarëve dhe mungesën e harmonizimit në lojë.
Muça vlerësoi sulmuesin Armando Broja për paraqitjen në fushë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve sporadike nga të dyja ekipet, ndërsa pjesa e dytë e lojës foli më shumë për djemtë tanë që në minutat e fundit të ndeshjes humbën disa raste të pastra për gol, ku spikat ai i Seferit, i cili përplasi topin në trupin e portierit vendas ndërkohë që Broja priste me portën thuajse të boshatisur.
“Natyrisht nuk prisnim shumë në drejtim të lojës dhe harmonizimit. Pamë mangësi në aspektin tekniko taktik, isha skepik për pozicionin të lojtarëve. Abrashi dhe Veseli ishin jashtë pozicionit, edhe pse mundohen të japin maksimumin. Lojtari para mbrojtjes nxjerr topin dhe kalon topi në sulm me vertikalizime.
Ikën përpara, e lëshon pozicioni. Veseli dhe Trashi, Trashi pati tentativa për të marrë krahun dhe pasuar. Veseli nuk bëri asnjë krosim, vetëm një në të dytën. Ishte inekzistent. Mbante ekuilibrib mbrapa. Bare kishte marrë krahun djathtë. Manaj nuk ekzistonte fare.
I vetmi që më bindi ishte Broja. Është aftësi të dilte para portierit. Të tjerët, Kallaku bëri lojë të mirë teknikisht, por duhet të lëvizë më shumë. Edhe ai nuk ishte në pozicion natyral. Reja luajti dobët sot, deri në minutën e 82-të nuk ndërhyri fare. Në minutën e 60-të duhej të bënte ndryshimet. Duhej të bënte 3-4 ndryshime. Tani duhet të duket dhe dora e trajnerit dhe të ketë lojë logjike dhe na duhen kombinacione dhe në 25-30 metrat e fundit, ku nuk dukemi fare”, u shpreh Shkëlqim Muça.