E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Shqipëria votohet për herë të parë për anëtare të KS të OKB

Ani Ruci/ Deutsche Welle

Për herë të parë pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria votohet sot për të qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar. Votimi në KS kërkon marrjen e dy të tretave të votave të 193 vendeve.

Shqipëria votohet sot (11.06) në sesionin e rradhës të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB) për t’u pranuar si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit, (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, në një njoftim zyrtar bën sot me dije që “pika e parë e rendit të ditës është votimi për Shqipërinë, Ganën, Gabonin, Brazilin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u pranuar si pesë vendet e reja, të përkohshme anëtare të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe sot, pas 66 vitesh anëtarësie, votohet për herë të parë për të qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit. Ky Këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar.

Shqipëria dhe katër vendet e tjera kandidate që do të votohen me votim të fshehtë sot (11.06) duhet të sigurojnë votat pro të dy të tretave të 193 vendeve anëtare të OKB. Veprimtaria e KS të OKB  ka si prioritet paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në funksion të këtij prioriteti KS gëzon të drejtën të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara dhe të aprovojë sanksione.

Shqipëria dhe 4 vendet e tjera kandidate do të zëvendësojnë pesë vendet që janë aktualisht anëtare të përkohshme të KS: Estoninë, Nigerinë, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnamin që u përfundon mandate dy vjeçar. Nëse Shqipëria dhe 4 vendet e tjera kandidate nëse do të sigurojnë votot pro të dy të tretave të 193 vendeve anëtare të OKB, ato do të fillojnë mandatin e tyre dyvjear, si anëtare të përkohshme në KS më 1 janar 2022.

Lexo edhe :   Holandë/ Parlamenti voton pro çeljes së negociatave me Shqipërinë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...