Politikë

Shqipëria vetëm 1 milionë banorë? Duka: Shkak gjenocidi shtetëror


               Publikuar në : 14:46 - 12/07/19 Enno

Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka ka folur në lidhje me raportin e nxjerrë nga DASH, si dhe projeksionin e popullatës sipas OKB-së.

Përmes një statusi në Facebook, Duka shkruan se nëse raporti i DASH-it është diagnostifikimi i një shoqërie të marrë peng, parashikimi i uljes së popullsisë i bërë nga OKB-ja është pasoja më katastrofike.

Nëse raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin nënvizohet se Shqipëria është vendi më i korruptuar i Ballkanit, është diagnostifikimi i një shoqërie të marrë peng, parashikimi i uljes së popullsisë i bërë nga OKB-ja është pasoja më katastrofike. Vendi ynë rrezikon që në fund të këtij 100-vjeçari të ketë një popullsi të rrudhur me 62%. Kjo është edhe vjedhja e shekullit, vjedhje e së ardhmes së një kombi”, deklaron Duka.

Sipas tij shkak për këtë projeksion të tmerrshëm popullate është gjenocidi shtetëror mbi shqiptarët. “Një gjenocid që nuk po kryhet nga armiq të jashtëm, por nga njerëz që vendosin mbijetesën e tyre politike, përmbi mbijetesën e kombit”.

Postimi i Agron Dukës:

Nëse raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin nënvizohet se Shqipëria është vendi më i korruptuar i Ballkanit, është diagnostifikimi i një shoqërie të marrë peng, parashikimi i uljes së popullsisë i bërë nga OKB-ja është pasoja më katastrofike.

Vendi ynë rrezikon që në fund të këtij 100 vjeçari të ketë një popullsi të rrudhur me 62%. Kjo është edhe vjedhja e shekullit, vjedhje e së ardhmes së një kombi. Sigurisht, fajtorët për këtë skenar ogurzi nuk janë vetëm ata që sot mbretërojnë në shtetin monist, por e vërteta është se ata mbajnë përgjegjësinë kryesore në pengimin e zgjidhjes së një krize që, në një periudhë afatgjatë, do të ketë pasojat e një gjenocidi të heshtur. Një gjenocid që nuk po kryehet nga armiq të jashtëm, por nga njerëz që vendosin mbijetesën e tyre politike, përmbi mbijetesën e kombit.

Tani që e kemi të qartë se cila është e ardhmja që na pret, duhet të ngrihemi në lartësinë e kësaj sfide jetike për vendin. Duhet ndryshuar modeli politik dhe ekonomik i vendit, duhet të dalim nga spiralja e tmerrshme e krizave që ushqejnë kriza. Duhet një kontratë e re me shqiptarët, që të lejojë konkurrencën e ideve, dialektikën e shëndetshme politike, përfaqësimin e drejtë dhe të ndershëm të qytetarëve në organet vendimmarrëse. Koha është tani!

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT