E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

‘Shqipëria të bëjë më shumë përpjekje për pastrimin e parave e korrupsionin’

Teksa ishte duke folur dje në takimin konsultativ me donatorët, ku ishin të pranishëm Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një nga kushtet e vendosura nga Brukseli për Tiranën zyrtare. Diplomati Soreca ka dalë dje me një thirrje të fortë, ndërsa kërkoi nga Shqipëria të vazhdojë edhe më shumë përpjekjet kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave si dhe të shtojë luftën kundër korrupsionit.

“Shtetet anëtare të BE, përmes ekipeve të përbashkëta, Europolit dhe zyrave që mbështesin trajnime si dhe projekte të ndryshme. BE do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë, si dhe përpjekjet që po bëhen për integrimin Evropian.

Do të çojmë përpara bashkëpunimin me vendet e BE dhe Europolin. Do të forcohen ekipet e hetimeve të përbashkëta të policisë, dhe do të kemi operacione të përbashkëta të suksesshme. Duhet të bëhen përpjekje për të luftuar korrupsionin, sidomos në fushën e pastrimit të parave dhe korrupsionin publik”, deklaroi ai.

Ambasadori Soreca theksoi se rritja e standardeve në ulje të aksidenteve rrugore dhe lufta e krimeve mjedisore, sipas tij, do të lehtësojë rrugën e integrimit në BE. “Jam i lumtur që kemi folur për sigurinë rrugore. Shqipëria ka prezantuar shumë nisma dhe ende kjo problematikë është shqetësim.

Kemi pasur numër të lartë aksidentesh rrugore vitet e fundit. Do të doja të flisja dhe për krimin mjedisor. Nuk mund t’i shtyjmë më tej angazhimet tona. Krimi mjedisor nuk është pa viktima, sepse krijohen dëme ndaj mjedisit. Krimi mjedisor sjell shumë para dhe është po aq fitimprurës si tregtia e drogës, por është e vështirë për t’u kapur.

Shqipëria po përballet në emigracion në rritje. Është i rëndësishëm zbatimi i plotë i legjislacionit. Kjo është e rëndësishme në takimin sot, të ndajmë përgjegjësi e të tregojmë që Shqipëria do të ketë rol të rëndësishëm në promovimin e nismave, e kjo do të thotë që do të çojmë përpara integrimin Evropian”, nënvizoi ambasadori Soreca.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...