Politikë

“Shqipëria po kthehet në destinacion”, Klosi: Ja sa turistë presim në 2020

               Publikuar në : 22:46 - 23/07/19 Enno

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka deklaruar se vitin e ardhshëm pritet që Shqipëria të vizitohet nga 7 milionë turistë të huaj.

I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Dritare me Rudinën”, Klosi u shpreh se vendi ynë është në fillimet e saj si një destinacion i qëndrueshëm turistik.

“Vitin e ardhshëm presim nga 7 deri në 7,5 milionë turistë në Shqipëri. Jemi në fillimet e kthimit në një destinacion të qëndrueshëm turistik”.

Nga ana e tij, kryetar i Unionit Turistik Rrahman Kasa u shpreh: “Ato që do na bëjnë të qëndrueshëm do jenë standardet. Kemi futur edhe anije turistike për xhiro në det, guxuam e futëm por ajo më shumë po rri pushim se s’ka ku të ndalojë. Deti i Durrësit është i cekët, kemi tentuar disa herë dhe na ka kapur në rrjeta dhe hekura, që besoj se janë vendosur në mënyrë të paligjshme.”

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT