E premte, 10 Prill, 2020
15 C
Tirana

Shqipëria pësoi një tërmet fizik dhe politik, ndaj meriton hapjen e negociatave

loading...

Nga: Alastair Campell “The New European”

Të hënën, udhëheqësi i një vendi evropian shkoi në Bruksel për të kërkuar ndihmë. Ky vend ishte Shqipëria, dhe lutja e kryeministrit Edi Rama pasoi një tërmet të madh që nëntorin e vitit të kaluar vrau 51 njerëz, plagosën shumë të tjerë, la të pastrehë mijëra familje, dhe shkatërroi plotësisht qindra ndërtesa.

Tërmeti i magnitudës 6.4 të shkallës Rihter, ishte më vdekjeprurësi i vitit 2019 në botë. Shërbimet shqiptare të emergjencës reaguan mjaft mirë, shpëtuan shumë njerëz, dhe punuan mirë edhe me ndihmën e ekspertëve të dërguar nga jashtë. Por, pasi u varrosën viktimat, dhe kaloi tronditja e parë, nisi llogaritja e kostove të rindërtimit të ndërtesave, rrugëve dhe urave të shkatërruara.

Rreth 1 miliardë euro. Një kosto që një vend i vogël dhe i varfër si Shqipëria, nuk mund ta përballojë. Ishte ky misioni i Edi Ramës në konferencën e donatorëve në Bruksel. Dikur një basketbollist dhe një artist i suksesshëm në Shqipëri, Rama ka një mendje të çuditshme, inteligjente, është i mirë-lexuar dhe ka vizione të mëdha për vendin e tij të vogël.

Ai është kryeministër prej 7 vjetësh, dhe ndonëse drejtuesi i një vendi si Shqipëria, nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë kurrë për vëmendjen që kanë Trumpët, Xhonsonët, Makronët dhe Merkelët, ai ka një reputacion të fortë në qarqet diplomatike (dhe jo vetëm tek kancelarja gjermane, e cila ka qenë një aleate e rëndësishme).

Kur foli në Bruksel të hënën, ai u shpreh: “Ne jemi të varfër, ju të pasur. Ne patëm një tragjedi të tmerrshme, kemi nevojë për paratë tuaja që të rindërtojmë vendin tonë, ndaj jam këtu për të kërkuar me zemër më dorë mbështetjen tuaj. Ju lutem tregohuni zemërgjerë”.

Ai u dha donatorëve statistikat mbi viktimat, dëmet materiale, dhe shumën që duhet për ta ringritur vendin. Por ai bëri edhe diçka tjetër. Theksoi se ka tërmete fizike, por edhe politike, dhe se Shqipëria u godit vitin e shkuar nga të dyja llojet e tërmeteve.

Ndërsa për familjet e 51 personave që vdiqën, tërmeti fizik ishte gjëja më e keqe që u ka ndodhur ndonjëherë, për vendin në tërësi, dhe shqiptarët në të gjithë botën, ai tha se tërmeti politik disa javë më parë kishte qenë një “fshikullim”, që i bëri ata të ndjeheshin “të lënduar, të tronditur, të poshtëruar”.

Ai po i referohej vendimit të diktuar nga Franca, për të penguar çeljen e negociatave të anëtarësimit mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të dyja kandidate zyrtare. Arsyeja pse shqiptarët u ndjenë keq, tha ai, ishte sepse ata kishin ndërmarrë reforma të mëdha, jo vetëm mbi sistemet ligjore dhe gjyqësore më herët të korruptuara, duke fituar mbështetjen e SHBA dhe BE-së në çdo hap të reformave.

Madje Maqedonia duroi poshtërimin e ndryshimit të emrit të vet në Maqedoninë Veriore, për të zgjidhur mosmarrëveshjen e vjetër me Greqinë, dhe që Brukseli dëshironte të zgjidhej para nisjes së bisedimeve të anëtarësimit. Por pa dobi.

“Ju lutem, na kuptoni dhe vlerësoni thellësinë e ndjenjave tona. Ato burojnë nga të kuptuarit dhe vlerësimi ynë mbi të mirat që bën BE-ja në botë, dhe dëshira jonë për të qenë pjesë e saj. Por ata janë gjithashtu të zhgënjyer. Ne bëmë gjithçka që na kërkohej, por përgjigja ishte “jo”. Zbatuam të gjitha udhëzimet dhe direktivat. Por përgjigja ishte “jo”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Ekzistonte një rrezik që Rama të ishte shumë i ashpër në lidhje me dëmin, që shkaktoi refuzimi i Makron ndaj vendit të tij. Por ndoshta ai ishte inkurajuar nga komentet që bëri presidenti francez fundjavën e kaluar, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Ne jemi duke pritur raportin e KE në samitin e marsit. Në varësi të tij, nëse rezultatet janë pozitive dhe rivendoset besimi, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të hapim negociatat”, deklaroi Makron. Ky u duk mësë paku si një ndryshim i tonit.

Është një nga ironitë e mëdha të Brexit, që ndërsa ne britanikët po largohemi nga Bashkimi Evropian, të tjerët janë kaq të dëshpëruar për t’u anëtarësuar në të, dhe se mbështetja për BE-në në vendet anëtare ekzistuese po rritet. Shqiptarët, edhe nëse e kuptojnë vështirësinë e bashkimit në bllok të vendeve më të varfra, u tronditën vërtet kur Makron, bashkë me liderët e Holandës dhe Danimarkës, nuk ishin dakord për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Po kështu u ndjenë edhe liderët e tjerë evropianë. Presidenti në largim i Komisionit Evropian, Donald Tusk u tha të dyja vendeve ballkanike: “Mos u dorëzoni. Ju e bëtë pjesën tuaj, ishim ne që nuk bëmë tonën”. Edhe Zhan Klod Junker, e quajti veton “një gabim të madh historik”.

Shumë liderë evropianë, mes tyre kancelarja gjermane Merkel, janë të shqetësuar për rritjen e ndikimit kinez dhe rus në Ballkan. Gjashtë shtete aspirojnë të anëtarësohen në BE, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja, dhe ajo dëshiron që të gjashta ta shohin të ardhmen e tyre si kombe evropiane, dhe është e vetëdijshme mbi rreziqet, nëse ato nuk e bëjnë këtë ose nuk munden. Pra, duke pasur parasysh historinë, ne duhet të jemi të gjithë të ndërgjeshëm për pasojat.

TIRANA TODAY

 

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Messi te Inter? Këtë herë e përgënjeshtron vetë “Pleshti”

Lionel Messi ka filluar që të mos durojë më zërat dhe lajmet e pavërteta që shpërndahen rreth tij. Argjentinasi ka zgjedhur që të përgënjeshtrojë...

Konflikt mes disa personave, një i plagosur në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Tiranë. Raportohet paraprakisht, nga burime jo zyrtare se një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka...

Kina apo SHBA do marrë drejtimin e botës? Konkurrencë e fortë mes dy superfuqive

Kina ka të ngjarë të dalë nga kjo krizë në një pozitë më të fortë, ndërsa SHBA-ja në një pozitë më të dobët. Kjo...

E papritur te Barcelona, gjashtë anëtarë të bordit japin dorëheqjen nga klubi

Situata në klubin e Barcelonës në këto muajt e fundit nuk ka qenë aspak e qetë. Në drejtim të presidentit Bartomeu kanë qarkulluar akuza...

“Po gënjen sërish”, PD publikon videon e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit, duke shprehur shqetësimin se jemi mes vendeve me riskun...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT