E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Shqipëria nuk gjen qetësi nga tërmetet/ Sizmologu: Lëkundje normale

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për lëkundjen e tërmetit në Durrës, e cila u ndje rreth orës 22:10. Sipas IGJEUM, tërmeti ishte me magnitudë 4 të shkallës rihter. Po kështu epiqendra ishte në Safetaj (Durrës) dhe thellësi 36 km. Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes, deri më tani nuk raportohet për dëme.

NJOFTIMI ZYRTAR

Sipas IGJEUM, termeti i ores 22.05 ishte me magnitude 4 te shkalles rihter, me epiqender ne Safetaj (Durres) dhe thellesi 36 km. Sipas komunikimit me shtabet e EC ne qarqet Durres e Tirane, nuk ka deme ne njerez apo materiale deri tani.

Sizmologu Rrapo Ormeni u shpreh për Report Tv se nuk ka vend për panik, pasi janë paslëkundje pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Tërmeti ka qenë në vijim të pasgoditjeve të tërmetit të 26 nëntorit. Është me magnitudë 4, me epiqendër në fshatin Safetaj të Durrësit. Një lëkundje normale. Edhe pas tërmetit para 3 ditësh ky është shumë i vogël, por në vazhdën e atyre pasgoditjeve që po vijojnë pas tërmetit të madh.

Shpejtësia e tyre ka ardhur duke u ulur në krahasim me muajt e parë. Aktiviteti sizmik është i lartë, pasi në 40 vitet e fundit ka qenë i ulët”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...