E martë, 7 Prill, 2020
12 C
Tirana

Shqipëria në vetëizolim/“Fundjavë Ndryshe” iu gjendet afër njerëzve në nevojë

Lexo edhe ...

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive theksoi se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Në vijim, Manastirliu u...

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga...

“Me Metën kemi dakordësi”, Rama: Opozita është fatkeqësi kombëtare

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Përballë” në “RTSH” deklaroi se me Presidentin Ilir Meta ka dakordësi pasi sipas tij, Kreu...

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ 5 viktima brenda 24 orëve të fundit

Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në 26 numrin e përgjithshëm të...

Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë prej ditësh tashmë, teksa shumica e popullsisë është vetëizoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Qeveria ka marrë masa të shumta kufizuese për frenimin e përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës. Qarkullimi i makinave dhe i këmbësorëve është i lejuar vetëm në orare të përcaktuara, duke ia vështirësuar disi jetën qytetarëve.

E në këto ditë të vështira ku shumë prej njerëzve po vuajnë pasojat e vetëizolimit, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” vijon të ndihmojë ata të cilët janë më në nevojë.

Pakot e ndihmave janë shpërndarë fillimisht në familjet që kanë jetimë, në ato që jetojnë në çadra e ku jetesa është e pamundur. Po kështu, në ato familje që jetojnë në varfëri ekstreme.

Ditën e sotme “Fundjavë Ndryshe” ka ndaluar në zonën e Bubqit, ku ka shpërndarë ushqime për më shumë se 235 familje.

“Të koordinuar me Ministrin e Mbrojtjes @oltaxhacka vijojmë shpërndarjen e ndihmave për të qenë pranë njerëzve që kanë nevojë. Kjo është një luftë që do ta fitojmë të gjithë bashkë”, shkruan në postimin e tij në Facebook, themeluesi i fondacionit, Arbër Hajdari.

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” po bashkëpunon me Ministrinë e Mbrojtjes për shpërndarjen e ndihmave tek familjet që kanë më shumë nevojë.

Themeluesi i këtij fondacioni, Arbër Hajdari është shprehur më parë se ky koordinim me Ministrinë do të ndihmojë që ndihmat të shkojnë atje ku duhen, “të shkojnë te njerëzit që janë në nevojë fillimisht, te njerëzit që ne i kemi nëpër çadra, apo në grupet vunerabël apo tek moshat e treta”.

“Fundjavë Ndryshe” do të vijojë edhe në ditët pasardhëse, që të jetë pranë njerëzve që kanë më shumë nevojë, në këto kohë të vështira.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive theksoi se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Në vijim, Manastirliu u...

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga...

“Me Metën kemi dakordësi”, Rama: Opozita është fatkeqësi kombëtare

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Përballë” në “RTSH” deklaroi se me Presidentin Ilir Meta ka dakordësi pasi sipas tij, Kreu...

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ 5 viktima brenda 24 orëve të fundit

Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në 26 numrin e përgjithshëm të...

Tragjike në Francë/ 1,417 viktima brenda 24 orëve

Koronavirusi brenda 24 orëve ka marrë 1,417 jetë njerëzish në Francë. Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se janë regjistruar 11 mijë raste të reja brenda harkut...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT