E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Shqipëria me dy “fytyra”, mbyllet në barazim miqësorja me Uellsin

Ka përfunduar në barazim me rezultatin 0-0, ndeshja miqësore midis Shqipërisë dhe Uellsit, e zhvilluar në stadiumin ”Cardiff City”.

Një ndeshje deri diku e mirë për kombëtaren shqiptare, teksa në pjesën e parë, zhvilloi një lojë të mirë, dhe ishte pranë shënimit të golit me Rei Manaj në minutën e 16-të, por lushnjari i cili u gjend përballë portierit kundërshtar, e dërgoi topin jashtë portës.

Ndryshe pjesa e dytë, ku Uellsi mori revanshin e lojës dhe sulmoi portën e mbrojtur nga portieri Selmani, ndërsa Shqipëria u tërhoq mbrapa për të mbrojtur kundërshtarin.

Ajo që u vu re është që Shqipëria e ka të vështirë të ndërtojë aksione të shpejta dhe efikasëse, për të krijuar më shumë raste për gol,. Gjatë gjithë ndeshjes, kuqezinjtë nuk vunë asnjëherë në provë portierin kundërshtar Henesi, sepse nuk gjuajtën asnjëherë në kuadrat.

Pas 3 ditësh, kombëtarja do të zhvillojë një tjetër miqësore, kundër Republikës Çeke në Pragë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...