E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Nga Marin Mema/Sado e ashpër të duket kjo thënie e Faik Konicës ajo është tërësisht reale, e prekshme dhe e dallueshme lehtësisht në skenën politike shqiptare.

Posti, pushteti, interesat personale, janë gjithmonë më të rëndësishme sesa ato të Shqipërisë e shqiptarëve. Njëra palë protestonte e klithte kur liberalizimi i vizave ishte në derë, tjetra lobon që hapja zyrtare e negociatave të mos ndodhë.

A mund të ketë një situatë më absurde sesa kaq? Për hir të së vërtetës secila palë shikon interesin e saj momental, favoret politike, ndikimin tek zgjedhësit apo dekoratën që do të vërë në gjoks në rastin e një suksesi.

Ulja me çdo kusht e imazhit të vendit, akuzat në sy të ndërkombëtarëve, përdorimi i mediave të njohura e të panjohura, i politikanëve apo gazetarëve të ndryshëm europianë, janë instrumentat e preferuara të politikës shqiptare.

Secila palë ka të sajat, vetëm paratë, ato që jepen nën dorë janë të shqiptarëve… Pra në thelb shqiptarët paguajnë për t’u vetënxirë dhe për të frenuar me çdo kusht avancimin e projektit të palës që është në pushtet.

Për politikën posti është personal, i krerëve të saj dhe i të gjithë shpurës që i bën hije. Ndaj askush nuk duhet habitet kur shikon shkrime, analiza, komente e lajme deri edhe në prestigjozet europiane që bombardojnë Shqipërinë, që e krahasojnë me mynxyra të botës së tretë, që sulmojnë shqiptarët dhe kërkojnë lënien e tyrë në një cep sikur të mos kenë asnjë vlerë.

I gjithë ky proces në masë dërrmuese bëhet prej vetë nesh, prej të paguarve të politikës sonë, të pangopur kurrë dhe krenar për mossuksesin e këtij vendi. E në këtë realitet s’ka pse na duket e çuditshme shprehja e Konicës, fundja ai e kuptoi që në atë kohë se nga kush mund të vinte vdekja. Xhelati është politika!

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...

Çfarë po ndodh rreth nesh? Ngjarjet kryesore në botë në 24 orët e fundit

Njihuni me titujt kryesorë të zhvillimeve në botë 1-Hungaria kërkon daljen nga Bashkimi Europian 2- Vetëvritet oficeri i katërt i policisë që iu përgjigj trazirave në...