E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Shqipëria feston sot 77-vjetorin e Çlirimit

Kjo ditë e hënë shënon 77 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj lufte, Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë bëri kryengritje të armatosur kundër pushtimit të vendit. Politika e feston e ndarë këtë datë. E djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.

Sot është dita e madhe e historisë sonë kombëtare, që shënon dhe simbolizon çlirimin e atdheut prej pushtuesve nazifashistë e bashkëpunëtorëve të tyre vendas. Është 29 nëntori, festa jonë e lirisë, ku në fokus qëndron sakrifica dhe heroizmi i popullit shqiptar dhe luftës partizane që ai zhvilloi.

Kryeministri Rama ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një video nga Rruga e Arbrit, dhe në këtë formë, i uron shqiptarëve gëzuar 29 nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.

Sakaq, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar shqiptarët me rastin e 29 nëntorit, ditës së Çlirimit të atdheut. Kryeparlamentarja nënvizon se sot është dita e mirënjohjes ndaj çlirimtarëve dhe e nderimit të dëshmorëve të lirisë.

“Gëzuar 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!

Në Luftën për çlirim shqiptarët u bashkuan rreth vlerave të antifashizmit dhe të lirisë, vlera të cilat qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike.

Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!”, shkruan Nikolla.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...