Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar një intervistë për Euronews, ku ndër të tjera ka folur edhe situatën e shtetit shqiptar në lidhje me BE-në.
I pyetur për fazën në të cilën ndodhet Shqipëria në rrugën e anëtarësimit në BE, Soreca ka vendosur të përgjigjet duke cituar Winston Churchil:
“Shqipëria është në fund të fillimit, jo në fillim të fundit, të pranimit të saj në Bashkimin Evropian”.
Kryediplomati i BE-së deklaroi se Shqipëria ka bërë mjaft progres, por që ka fusha në të cilat administrata duhet të punojë, siç është: lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar dhe reforma zgjedhore.
Rreth 91% e popullsisë së Shqipërisë është në favor të hyrjes në BE, por së fundmi kanë qenë Franca dhe Holanda, që duket se kanë bllokuar hapjen e negociatave.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur çështje si sundimi i ligjit që ua kanë ngadalësuar ecjen në rrugën e tyre drejt BE-së.