Kronikë

Shqipëria e ‘zhytur’ në armë, sa janë dorëzuar vullnetarisht nga 1997-a


               Publikuar në : 16:53 - 12/02/19 S.N

Armët dhe municionet që u morën nga popullata shqiptare gjatë trazirave të vitit 1997 janë ende në duart e popullit shqiptar, pavarësisht nga tre amnistitë që qeveria ka njoftuar gjatë viteve për të inkurajuar popullatën t’i dorëzojë ato deri në vitin 2024.

Kështu shkruan portali Independent Balkan News Agency, sipas të cilit, vetëm 40% e shumës totale të armëve janë dorëzuar në mënyrë vullnetare.

“Armët e zjarrit dhe municionet ushtarake në duart e qytetarëve të zakonshëm vazhdojnë të jenë një kërcënim real për jetën e tyre dhe sigurinë publike”, thonë ekspertët, raporton portali në fjalë.

Ndër të tjera, në këtë artikull shkruhet:

“Qëllimi është të shkatërrojë armët e vogla dhe municionet e tyre, duke respektuar standardet mjedisore”, shtojnë më tej ekspertët.

Deri tani është dorëzuar një sasi e papërfillshme nga sasia totale e përllogaritur. Kjo gjë tregon se sasia e armëve të zjarrit që kanë qytetarët shqiptarë është ende e lartë.

Ndërkohë, sipas autoriteteve, nëse mbeten të pakontrolluara, armët e vogla të zjarrit mund të bëhen një kërcënim real jo vetëm për sigurinë e brendshme, por gjithashtu një burim rreziku për rajonin dhe Bashkimin Evropian.

Por, nga vijnë këto armë në territorin tonë?

Dokumentet theksojnë se trafikantët nga Greqia dhe Italia duket se janë përgjegjës për kontrabandimin e armëve që janë marrë në depot e ushtrisë gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri, ku vendi ishte në prag të luftës civile.

Sasi të konsiderueshme hyjnë në territorin shqiptar nga Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Një pjesë e armëve të kontrabanduara prodhohen në vendet evropiane. Një pjesë tjetër e tyre së bashku me eksploziv vijnë nga Mali i Zi, ndërsa trafikantët nga Kosova dhe Maqedonia janë kryesisht përgjegjës për kontrabandën e armëve të zjarrit (pistoleta).

Përshtati Tirana Today

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT